KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dy të plagosurit në Veternik ndodhen në mjekim intensiv – gjendja e tyre është e rëndë
Pa kategoriSiguri

Dy të plagosurit në Veternik ndodhen në mjekim intensiv – gjendja e tyre është e rëndë

Kosova News
Kosova News 12:24 -18/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Dy persona mbetën të plagosur të hënën gjatë një grabitje të armatosur në Veternik. Të plagosur kanë mbetur një person i sigurimit dhe njëri nga grabitësit.

Të njëjtit janë duke u trajtuar në Klinikën Intensive të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Drejtori i kësaj klinike, Shaqir Uka tha se gjendja e tyre është e rëndë dhe se ekipi mjekësor po bënë përpjekje për stabilizimin e gjendjes së tyre.

“Këta dy pacientët për shkak të lëndimeve me armë zjarri fillimisht janë sjellë ne Emergjencën e QKUK-së ku pas ekzaminimeve i janë nënshtruar një intervenimi kirurgjik. Të njëjtit njëri në orët e mesditës dhe tjetri në mbrëmje janë sjellë në Qendrën e Mjekimit Intensiv Qendror ku po vazhdojnë të marrin trajtimin mjekësor. Lëndimet janë serioze dhe gjendja e tyre paraqitet e rëndë dhe jo stabile.  Ekipi mjekësor është duke bërë përpjekje për stabilizimin e gjendjes së tyre”, tha Uka për Telegrafin.

Ndryshe Policia e Kosovës në raportin 24 orësh bëri të ditur se katër persona të dyshuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tre viktimave meshkuj kosovarë punëtorë të kompanisë për bartjen e parave.

“Si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit lëndime trupore kanë pësuar njëri nga viktimat i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK  Prishtinë, si dhe një i dyshuar. Të dyshuarit tjerë kanë ikur me një veturë në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një armë e zjarrit me një karikator dhe pesë fishekë. I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, ka njoftuar policia.

Gjithashtu lexoni:

Zgjedhjet lokale, me 23 korrik fillon regjistrim i votuesve jashtë vendit

Tentim i tmerrshëm në mes të ditës: Pejani tenton ta përdhunojë ish-partneren në tualetin e kafenesë

Kanosi policin përmes rrjeteve sociale – arrestohet i dyshuari nga Podujeva

Vdes në QKUK një punëtor, pësoi lëndime të rënda në fabrikën e tullave në Gjakovë

Konflikti rreth transportit të grurit përfundon me rrahje dhe përdorim të armës – një i arrestuar në Vushtrri

Kosova News 18/03/2025 18/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
clear sky
21° _ 21°
64%
2 km/h
Sun
34 °C
Mon
37 °C
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
19 °C

Lajmet e Fundit

Zgjedhjet lokale, me 23 korrik fillon regjistrim i votuesve jashtë vendit
11:52 -06/07/2025
Çdo vit në Kosovë rreth 60 fëmijë me sëmundje malinje
11:49 -06/07/2025
Çfarë është më mirë kur keni diabet – kardio apo ushtrimet me pesha? Ja çfarë thonë ekspertët
11:45 -06/07/2025
Vala e nxehtësisë, Ballkani përballet me thatësirë të madhe dhe kufizime të ujit
11:30 -06/07/2025
Dyshohet për atentatin ndaj “mbretit të kokainës” në Milano/ Ekstradohet nga Dubai në Itali shqiptari në kërkim
11:26 -06/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?