KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rasti i ish-krerëve të UÇK-së, ZPS-ja propozon që transkriptat e intervistave të tre dëshmitarëve të mbrojtur të jenë më pak të redaktuara
Siguri

Rasti i ish-krerëve të UÇK-së, ZPS-ja propozon që transkriptat e intervistave të tre dëshmitarëve të mbrojtur të jenë më pak të redaktuara

Kosova News
Kosova News 11:34 -18/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) e përfaqësuar nga prokurorja Kimberly West ka propozuar që transkriptat e intervistave të tre dëshmitarëve të jenë më pak të redaktuara në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Sipas njoftimit të 13 marsit 2025, transkriptat në fjalë kanë të bëjnë me dëshmitë e dëshmitarëve W04826, W04743 dhe W02714, të cilët kanë dëshmuar në seanca private.

“Në përputhje me urdhrin gojor dhe pas marrjes së transkripteve zyrtare përkatëse, Zyra e Prokurorit të Specializuar (‘ZPS’) dërgoi ndërmjet palëve propozimet për transkripte më pak të redaktuara për të gjitha dëshmitë në seancat private të dëshmitarëve W04826, W04743 dhe W02714”, thuhet në njoftimin e ZPS-së.

Veç kësaj, aty thuhet se më 20 shkurt 2025, mbrojtësi i viktimave ra dakord me redaktimet e propozuara.

Ndërsa, më 25 shkurt 2025 Zyra për mbrojtjen dhe mbështetjen e dëshmitarëve ka rënë dakord me redaktimet, por ka propozuar redaktime shtesë për dëshminë e këtyre dëshmitarëve.

Ndërsa, sipas njoftimit, ekipet mbrojtëse nuk i janë përgjigjur propozimit të ZPS-së.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep SelimitdheJakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Gjithashtu lexoni:

Aksident trafiku në Klinë, lëndohen tre persona

Ekstradohet nga Kosova për në Danimarkë i kërkuari përmes INTERPOL-it

Gjenden mbetjet mortore të personit të zhdukur në Malishevë, Policia konfirmon identitetin

Dogana kap mallra të padeklaruara në Vërmicë, vlera rreth 15 mijë euro

Një muaj paraburgim për 26-vjeçarin që dyshohet se vrau babain e tij në Strellc të Deçanit

Kosova News 18/03/2025 18/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 19°
90%
Tue
29 °C
Wed
32 °C
Thu
34 °C
Fri
35 °C
Sat
33 °C

Lajmet e Fundit

Shqipëria i përgjigjet Vuçiqit: Retorika nacionaliste nuk mund të tërheqë zvarrë rajonin
22:44 -27/07/2026
Krizë te Kombëtarja Italia, Maldini e Leonardo largohen 16 ditë pas emërimit
21:44 -27/07/2026
Rasti Lule Gjeli, Rama: Jeta Xharra nuk mund t’i përdorë më hapësirat në hotelin Grand
20:34 -27/07/2026
Kurti: Pesë marrëveshje me Francën forcojnë partneritetin dypalësh
20:02 -27/07/2026
Franca: Avancimi i Kosovës drejt BE-së lidhet me zbatimin e obligimeve nga Marrëveshja e Brukselit
19:59 -27/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?