KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Aktakuzë ndaj zyrtarit në Komunën e Kamenicës, dyshohet se i plotësoi testin kandidates për edukatore
Siguri

Aktakuzë ndaj zyrtarit në Komunën e Kamenicës, dyshohet se i plotësoi testin kandidates për edukatore

Kosova News
Kosova News 12:32 -17/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Një konkurs i vitit 2022 është bërë shkak që një zyrtari të Komunës së Kamenicës t’i ngritet aktakuzë nga Prokuroria Themelore në Gjilan.

Shuajb Lakna, zyrtar në Drejtorinë e Arsimit në Komunën e Kamenicës po dyshohet se ka ndërhyrë në një test për mësimdhënës. Organi i akuzës po e ngarkon Laknën me veprën penale “Cenimi i të drejtave të punësimit dhe papunësisë”.

Aktakuzën, të cilën e ka siguruar KALLXO.com, e ngriti prokurori i shtetit, Isuf Sadiku më 28.02.2025.

Në aktakuzë pretendohet se Shuajb Lakna ia ka plotësuar disa pyetje një kandidateje në konkursin për edukatore.

“Më datë 10.02.2023, në Kamenicë, i pandehuri zyrtar personeli në K. E Kamenicës, me qëllim të mohimit apo kufizimit të personave të tjerë në të drejtën e punësimit në kushte të njëjta, ka vepruar në atë mënyrë që, në cilësi të anëtarit të komisionit përzgjedhës për rekrutimin në konkursin për motër edukatore për IP “Filizat” në Kamenicë, kandidates A. I. ia mbush testin dhe e njëjta fiton pikë më shumë se kandidatja tjetër”– thuhet në aktakuzë.

KALLXO.com ka provuar të kontaktoj me Shuajb Laknën për ta konfirmuar nëse ka pranuar aktakuzën, por i njëjti nuk është përgjigjur thirrjeve e as mesazheve në telefon.

Në aktakuzë ai citohet duke thënë se ‘nuk e pranon që ka ndërhyr’ë në testin e njërës prej kandidatëve në konkursin për edukatore.

Ai ka konfirmuar se ishte anëtar i komisionit vlerësues i emëruar nga kryetar i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj.

“E kundërshtoj  raportin e ekspertimit nga AKF me të cilën ka konstatuar se shkrimi në testin për motër edukatore të A. I. në pyetjen e dytë është shkruar nga unë Shuajb Lakna, duke u bazuar konkretisht në shkronja por edhe në presje, ndërsa e njëjta nuk më janë kërkuar nga ana e forenzikës shkrimet e më hershme para mbajtjes së testit për të bërë krahasimin” – citohet të ketë thënë  i dyshuari, Lakna.

Në anën tjetër, aktakuzën e ka konfirmuar edhe Gjykata Themelore në Gjilan.

“Ju konfirmojmë se kemi pranuar një aktakuzë të datës 28.02.2025 ndaj të akuzuarit Shuajb Lakna, i cili akuzohet për veprën penale cenimi i të drejtave të punësimit dhe papunësisë nga neni 219 paragrafi 1  të  Kodit Penal të Republikës se Kosovës (KPRK) dhe lënda gjendet në Degën e Gjykatës Themelore Kamenicë” – thuhet në përgjigje.

Në nëntor të vitit 2024, gjatë emisionit “Jeta në Komunë”, asamblistja nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Egzona Isufi, e pyeti kryetarin e Kamenicës, Kadri Rahimajn, për arrestimin e zyrtarit komunal për plotësim të testit në konkursin e fundit për mësimdhënës.

Kryetari Rahimaj e kishte konfirmuar se zyrtari komunal është arrestuar.

“Është arrestu, është mbajtë nëse s’gaboj më pak se 12 orë… Nuk e di ku janë proceset e hetimit ” – kishte deklaruar Rahimaj.

Sipas Rahimajt, asamblistja Isufi duhet t’i kërkojë falje zyrtarit që e ka përmendur, sepse, sipas tij, ajo e ka njollosur emrin e tij.

Rahimaj u pyet se a ka nisur procedurë disiplinore ndaj zyrtarit që është arrestuar, por ai tha se nuk lejohet zhvillimi i procedurave.

“Natyra e veprës për të cilën pretendohet nuk ka të bëjë me zyrtarin fare” – kishte përfunduar Rahimaj.

Gjithashtu lexoni:

Skema e rekrutimit të punëtorëve të Wolt: Dy gra zyrtare të shtetit dhe turku ndërmjetës në pranga

Punime në rrugën “Ilir Konushevci”, ndryshon qarkullimi i autobusëve, komuna jep detaje

Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi aksidentin fatal në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

Fillon rrënimi i shtëpisë që rrezikonte të shembej te “Rruga A”, policia në vendngjarje

“Të fajshëm”, bashkëshortja e policit Muhamet Lika mbështet prokurorinë!

Kosova News 17/03/2025 17/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Shtesa prej 150 euro në muaj, MSH vazhdon mbështetjen për mjekët e sektorit publik
15:40 -23/07/2026
Skema e rekrutimit të punëtorëve të Wolt: Dy gra zyrtare të shtetit dhe turku ndërmjetës në pranga
14:55 -23/07/2026
Punime në rrugën “Ilir Konushevci”, ndryshon qarkullimi i autobusëve, komuna jep detaje
14:23 -23/07/2026
Shërbimi Korrektues i Kosovës nënshkruan kontratë për furnizim me municion, vlera afro 30 mijë euro
13:31 -23/07/2026
Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi aksidentin fatal në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë
12:25 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?