KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Autoritetet Shëndetësore të ShBA-së tërheqin nga tregu disa produkte të La Roche-Posay, mund të shkaktojnë kancer
Botë

Autoritetet Shëndetësore të ShBA-së tërheqin nga tregu disa produkte të La Roche-Posay, mund të shkaktojnë kancer

Kosova News
Kosova News 13:35 -14/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Zyrtarët shëndetësorë të SHBA-se po kërkojnë nga shitësit që të tërheqin disa kremra për akne nga raftet e dyqaneve, pasi testimet e qeverisë zbuluan se ato përmbajnë nivele të larta të një kimikati të lidhur me kancerin.

Administrata e Ushqimit dhe Medikamentit (FDA) njoftoi se disa lote të gjashtë produkteve që përmbajnë peroksid benzoil janë tërhequr, përfshirë Walgreens Acne Control Cleanser, Proactiv Skin Smoothing Exfoliator, dhe La Roche-Posay Effaclar Duo Dual Action Acne Treatment.

Lista e plotë dhe numrat e loteve janë publikuar online të martën, raporton AP.

FDA theksoi se konsumatorët kanë një rrezik të ulët nga këto produkte.

“Edhe me përdorimin e përditshëm të këtyre produkteve për dekada, rreziku që një person të zhvillojë kancer për shkak të ekspozimit ndaj benzeneve të gjetura në këto produkte është shumë i ulët,” tha agjencia.

Të gjithë produktet përmbajnë benzen, një komponent kimik i naftës bruto, gazit dhe tymit të cigareve. Ekspozimi i gjatë ndaj niveleve të larta mund të shkaktojë leukemi dhe kancere të tjera.

Tërheqja e produkteve të njoftuar këtë javë ka të bëjë me dyqanet që shesin këto produkte. Zyrtarët e FDA thanë se konsumatorët nuk kanë nevojë të ndërmarrin ndonjë veprim të veçantë.

FDA identifikoi këto gjashtë produkte pas testimeve të 95 trajtimeve për akne. Rishikimi i agjencisë u nxit nga raportet e testeve nga laboratorët privatë për nivele të larta benzeneje në disa produkte akneje.

Në vitet e fundit, një gamë e gjerë produktesh të tjera janë tërhequr për nivele benzeneje, përfshirë dezinfektuesit e duarve, aerosolat dhe kremrat mbrojtës nga dielli.

Gjithashtu lexoni:

Franca miraton ligjin për ndihmën mjekësore në fundin e jetës

Kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëron SHBA-në: Mos ndërhyni në zgjedhjet e Gjermanisë

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Trump për Iranin: Po i shkelin marrëveshjet, kështu që thjesht do t’i godasim shumë fort

Kosova News 14/03/2025 14/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Kamberi publikon dokumentin, dorëzohet kërkesa për shkarkimin e ministres Paunoviq
14:52 -16/07/2026
Deklaratat e Paunoviqit kundër Kosovës, Marta Kos: E habitshme që vazhdon të jetë ministre
14:29 -16/07/2026
Franca miraton ligjin për ndihmën mjekësore në fundin e jetës
14:08 -16/07/2026
Ambasada britanike dënon deklaratat e ministres serbe
13:57 -16/07/2026
Kadri Veseli ka kërkuar lirim të përkohshëm nga Haga, Prokurorja West: Të mbetet në burg, edhe ashtu gjyqi final është  më 16 shtator
13:15 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?