KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kosova dhe RCC diskutojnë për Procesin e Berlinit
Politikë

Kosova dhe RCC diskutojnë për Procesin e Berlinit

Kosova News
Kosova News 13:09 -14/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua sot me Sekretarin e ri të Përgjithshëm të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Amer Kapetanović, për të diskutuar mbi bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ekonomik të rajonit.

Procesi i Berlinit, Tregu i Përbashkët Rajonal (CRM), si dhe Agjenda e Gjelbër, ishin ndër temat kryesore të diskutimit. Kryeministri e uroi Sekretarin e Përgjithshëm për detyrën e tij të re dhe ritheksoi mbështetjen e Kosovës për RCC-në në promovimin e bashkëpunimit në rajon, transmeton KosovaNews.

Duke potencuar rëndësinë e barazisë në organizatat rajonale, kryeministri nënvizoi nevojën për një përfaqësim të drejtë në pozitat drejtuese dhe në stafin e RCC-së dhe inkurajoi organizimin e më shumë aktiviteteve të RCC-së në Prishtinë.

Kryeministri shprehu përkushtimin e Kosovës ndaj Planit të Veprimit CRM2 dhe theksoi rëndësinë e progresit në zbatimin e marrëveshjeve të mobilitetit të arritura në kuadër të Procesit të Berlinit, në mënyrë që ato të sjellin përfitime konkrete për qytetarët.

Agjenda e Gjelbër duhet të sigurojë një tranzicion të drejtë dhe, në këtë drejtim, duhet të garantohet qasje e barabartë në mekanizmat e financimit.

Që nga 1 janari i këtij viti, Kosova ka filluar zbatimin e njëanshëm të marrëveshjes për lëvizjen e lirë me letërnjoftime me Bosnje dhe Hercegovinën, e cila ka rritur lëvizshmërinë e qytetarëve të Bosnjës drejt Kosovës. Ky vendim kontribuon në rritjen e mobilitetit të qytetarëve dhe bashkëpunimin rajonal. Kryeministri theksoi rëndësinë që Bosnje dhe Hercegovina të ratifikojë marrëveshjen për lëvizjen e lirë me letërnjoftime, si një obligim i marrë nga Procesi i Berlinit dhe në funksion të rritjes së lëvizshmërisë mes qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe Bosnje dhe Hercegovinës, por edhe në funksion të thellimit të bashkëpunimit e integrimit ekonomik të rajonit.

Gjithashtu lexoni:

Gazetari Valon Syla në mbajtje 48-orëshe, dyshohet për dhunë në familje

Beogradi në tym e flakë pas protestave masive studentore

Ish-këshilltari i Obamës: Çështje kohe që Kosova të anëtarësohet në NATO

Vazhdon kriza institucionale: Kurti thotë se lëvizi pozicionet, ish-opozita e quan farsë dhe teatër politik

Bajrami thotë se “kompromiset” e Kurtit janë “shkelje flagrante të rendit kushtetues”

Kosova News 14/03/2025 14/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 15°
73%
1 km/h
Sun
29 °C
Mon
33 °C
Tue
32 °C
Wed
32 °C
Thu
31 °C

Lajmet e Fundit

Gazetari Valon Syla në mbajtje 48-orëshe, dyshohet për dhunë në familje
00:26 -29/06/2025
Beogradi në tym e flakë pas protestave masive studentore
23:46 -28/06/2025
Irani ia luan Izraelit, shfaq në ekran Zyrtarin e lartë të cilin e kishte shpallur të vdekur pas sulmeve Izraelite
23:30 -28/06/2025
Ish-këshilltari i Obamës: Çështje kohe që Kosova të anëtarësohet në NATO
22:41 -28/06/2025
Zyrtare: Prishtina njofton largimin e Dion Gallapenit – karrierën do ta vazhdojë në Evropë
22:17 -28/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?