KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën- ka pasur luhatje
Siguri

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën- ka pasur luhatje

Alban Begolli
Alban Begolli 17:56 -13/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Në seancën e së enjtes në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është dëgjuar dëshmitarja A.Sh., në rastin e njohur si “400 kg kokainë”. Ajo deklaroi se nuk beson që i akuzuari Kadri Sheqiri ia ka thënë të vërtetën për rastin kur kishte biseduar me të, pasi kishte pasur luhatje.

Në rastin e 400 kilogramëve kokainë të ardhur nga Brazili, po akuzohen pronari i kompanisë “MC FOOD”, Izet Sheqiri, dhe katër të tjerë, Faton Vrajolli, Kadri Sheqiri, Kadri Rrahimi, Fehmi Bytyqi.

“Po e kemi bisedu rastin, por nuk është që ma ka thënë të vërtetën, ka pasur luhatje”, tha dëshmitarja A.Sh., e cila theksoi se të akuzuarin Kadri Sheqiri e ka ish-bashkëshort.

Biseda e lartpërmendur, tha se është realizuar kur Sheqiri kishte qenë në arrest shtëpiak.

A.Sh., u ballafaqua me një transkriptë të një bisede në mes saj dhe të akuzuarit Kadri Sheqiri, lidhur me atë nëse dëshmitarja ka qenë në dijeni që të akuzuarit Kadri dhe Izet Sheqiri do ta akuzojnë vetëm të akuzuarin Faton Vrajolli, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Dëshmitarja tha se e di që kishte thënë diçka për Fatonin, por që nuk i kujtohet saktë çka pasi që ka kaluar një kohë e gjatë.

Ajo gjithashtu tha se i akuzuari Kadri Sheqiri gjatë paraburgimit ka qenë në Burgun e Dyzit.

A.Sh., tha se nuk është në dijeni që i akuzuari Kadri ka qenë dëshmitar bashkëpunues, por që e di se ai i ka thënë se e ka ndryshuar një deklaratë për shkak të presionit që e ka pasur nga oficerët ose të paraburgosurit tjerë, dhe për shkak të asaj deklarate është liruar në arrest shtëpiak.

“Fillimisht, nuk kam qenë në njohuri se për çka më kanë thirrë në Prokurori, por kur kam arritur në Prokurori, prokurori më ka thënë se je ftuar në cilësinë e dëshmitares, por mund të të kthejë edhe në cilësinë e të akuzuarës”, ka thënë dëshmitarja.

Ajo deklaroi se Policia e kishin kontaktuar në telefon sa ka qenë punë dhe kanë kërkuar që të shkojë në banesën e saj, ku ishin duke e pritur zyrtarët policorë.

“Për 5 minuta kam shku në shtëpi pa e njoftuar askënd në punë, në banesë kemi nejt 10 minuta e pastaj me kanë dërgu në Prokurori tek prokurori Valdet Gashi, edhe marrja në pyetje ka zgjat diku 5-6 orë”, tha A.Sh.

Në aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), për rastin e sekuestrimit të 400 kilogramëve kokainë, të akuzuar janë pronari i kompanisë “MC FOOD”, Izet Sheqiri, dhe gjashtë të tjerë, Faton Vrajolli, Kadri Sheqiri, Kadri Brahimi, Fehmi Bytyqi, Hyzri Sheqiri dhe Naim Morina.

Ndryshe, “Betimi për Drejtësi”, ka raportuar ekskluzivisht për dosjen e Prokurorisë lidhur me këtë rast, ku akuzohet pronari i kompanisë “MC FOOD”, Izet Sheqiri, si dhe Faton Vrajolli, Kadri Sheqiri, Kadri Rrahimi, Fehmi Bytyqi, Hyzri Sheqiri dhe Naim Morina.

Bashkë me pesë të akuzuarit, në këtë rast akuzoheshin edhe Hyzri Sheqiri dhe Naim Morina, por pas arritjes së marrëveshjes për pranimin e fajësisë çështja penale ndaj tyre ishte veçuar.

Ndryshe, i akuzuari Hyzri Sheqiri pas arritjes së marrëveshjes për pranim fajësie me Prokurorinë, është dënuar me 7 muaj burgim efektiv për pengim të procedurës penale. Kurse, i akuzuari Naim Morina pas arritjes së marrëveshjes për pranim fajësie, është dënuar me 6 muaj burgim efektiv për pengim të procedurës penale.

Në këtë aktakuzë, Prokuroria ka propozuar të konfiskohen 400 kilogramë kokainë, makina, armë e rreth 26 mijë eurove.

Gjithashtu lexoni:

Bekë Berisha, kandidat për kryetar të Prishtinës, Haradinaj: Është intelektual, por nuk ekspozohet

Bogujevci: Është zhvilluar një fushatë e orkestruar ndaj meje

Kongresisti Self: Presidenti ka thënë se çështja kryesore për Kosovën është hyrja në NATO

Maqedonci: Do të nënshkruhet marrëveshje historike ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e mbrojtjes

Barduani takon Dietzin, diskutojnë për dislokimin e personelit ushtarak të Luksemburgut në Kosovë

Alban Begolli 13/03/2025 13/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
20° _ 17°
73%
1 km/h
Thu
31 °C
Fri
27 °C
Sat
28 °C
Sun
28 °C
Mon
19 °C

Lajmet e Fundit

Portugalia mposht Gjermaninë me golin e Ronaldos dhe siguron finalen e Ligës së Kombeve
23:08 -04/06/2025
Bekë Berisha, kandidat për kryetar të Prishtinës, Haradinaj: Është intelektual, por nuk ekspozohet
22:29 -04/06/2025
Bogujevci: Është zhvilluar një fushatë e orkestruar ndaj meje
22:01 -04/06/2025
Kongresisti Self: Presidenti ka thënë se çështja kryesore për Kosovën është hyrja në NATO
21:55 -04/06/2025
Maqedonci: Do të nënshkruhet marrëveshje historike ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e mbrojtjes
21:25 -04/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?