KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Komuna e Prishtinës: Projekti “Xhorxh Bush” nuk e cenon asnjë objekt, as ato të trashëgimisë kulturore
Lajme

Komuna e Prishtinës: Projekti “Xhorxh Bush” nuk e cenon asnjë objekt, as ato të trashëgimisë kulturore

KosovaNewss
KosovaNewss 19:19 -12/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Drejtori i Transformimit në Komunën e Prishtinës, Gëzim Kastrati, dhe drejtori i Planifikimit, Arber Sadiki, kanë mbajtur një konferencë për media lidhur me vendimin e Inspektoratit të Trashëgimisë Kulturore për ndalimin e punimeve në sheshin “Xhorxh Bush”.

Drejtori i Planifikimit, Arber Sadiki, ka theksuar se projekti nuk dëmton trashëgiminë kulturore, por përkundrazi i kontribuon asaj.

“Projektet në fjalë nuk dëmtojnë asetet e trashëgimisë kulturore, ato përkundrazi i kontribuojnë asaj, sikurse në të gjitha agjendat botërore moderne. Nuk e di se çfarë kuadri mund të cenohet. Nuk e kemi problem dhe nuk jemi këtu për ta kundërshtuar asnjë institucion. E dimë se ajo që po bëjmë nuk cenon asgjë në trashëgiminë kulturore”, ka deklaruar Sadiki.

Ndërsa, drejtori i Transformimit, Gëzim Kastrati, e ka cilësuar vendimin e Inspektoratit si të padrejtë dhe të bazuar në standarde të dyfishta.

“Inspektorati po punon me standarde të dyfishta. Projekti ‘Xhorxh Bush’ nuk i cenon as objektet as ato të trashëgimisë, përkundrazi i çel ato. Patjetër që do marrim leje. Projekti i ka shtatë faza, faza e parë nuk ka nevojë për leje sepse jemi duke intervenuar në infrastrukturë nëntokësore. Fazat tjera, që punimet vazhdojnë, sepse urbanizmi ka lëshuar pëlqim, ne ende nuk kemi hyrë ende te trashëgimia kulturore. Këto kanë karakter tendencioz”, ka deklaruar Kastrati.

Zyrtarët komunalë theksuan se projekti do të vazhdojë sipas planifikimit, duke siguruar që të gjitha procedurat ligjore të respektohen./EO

Gjithashtu lexoni:

Vala e nxehtësisë, Ballkani përballet me thatësirë të madhe dhe kufizime të ujit

Vdes në QKUK një punëtor, pësoi lëndime të rënda në fabrikën e tullave në Gjakovë

Konflikti rreth transportit të grurit përfundon me rrahje dhe përdorim të armës – një i arrestuar në Vushtrri

Pa pritje, të gjitha pikat kufitare të lira për qarkullim

Policia konfirmon raportimin e KosovaNews: Telefonata për bombë në Kuvend, ka ardhur nga Serbia

KosovaNewss 12/03/2025 12/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
clear sky
21° _ 21°
64%
2 km/h
Sun
34 °C
Mon
37 °C
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
19 °C

Lajmet e Fundit

Vala e nxehtësisë, Ballkani përballet me thatësirë të madhe dhe kufizime të ujit
11:30 -06/07/2025
Dyshohet për atentatin ndaj “mbretit të kokainës” në Milano/ Ekstradohet nga Dubai në Itali shqiptari në kërkim
11:26 -06/07/2025
Kush tha që vullkanet vetëm shkatërrojnë? Qytetet e së ardhmes mund të ndërtohen me lavë
11:22 -06/07/2025
Përmbytjet në Teksas, mbi 51 viktima e dhjetëra të zhdukur. Vijojnë kërkimet
11:20 -06/07/2025
Pse Trump nuk dëshironte t’i shtrëngonte duart me Merkelin?
11:17 -06/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?