KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Nuk ishte kurth, por sulm” – Arda Maloku thyen heshtjen për incidentin me ministrin Damka
Politikë

“Nuk ishte kurth, por sulm” – Arda Maloku thyen heshtjen për incidentin me ministrin Damka

Kosova News
Kosova News 12:17 -12/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Deklaratat e kryetarit të KDTP-së dhe ministrit të MZHR-së, Fikrim Damka lidhur me incidentin më 9 shkurt në Prizren janë kundërshtuar nga njëra prej protagonisteve të kësaj ngjarjeje, përkatësisht viktimës Arda Maloku.

Ajo ka theksuar se lidhur me këtë incident kishte zgjedhur heshtjen, por se pas deklaratave të Damkës, ka vendosur që të reagojë vetëm një herë dhe pastaj të qëndroj e heshtur deri sa drejtësia të japë vendimin e saj.

Tutje ka dhënë versionin e saj, duke kundërshtuar pretendimet se bëhet fjalë për kurth të organizuar ndaj Damkës.

“Më 9 shkurt në mbrëmje, ndodheshim në Parkun e Dëshmorëve në lagjen Kurillë, së bashku me disa miq që ishin kandidatë për deputetë. Kishte mbetur edhe pak kohë deri në mbylljen e kutive të votimit. Në atë moment, një mik tjetër imi, Muharrem Jable (i cili nuk ka asnjë lidhje me YTHP) ndodhej aty dhe po bisedonim për zgjedhjet. Përballë parkut, para zyrës së KDTP-së, kishte një turmë njerëzish. Në atë çast, aty mbërriti Fikrim Damka dhe, sapo turma e pa atë, u drejtua menjëherë në drejtimin tonë, në park. Ngjarja filloi kur Damka iu afrua me qëllim Muharrem Jable-s. Unë isha në pjesën e përparme dhe, sapo Damka më pa, filloi të bërtiste, më kapi nga krahët, më shtyu dhe më kërcënoi. Nuk më intereson se çfarë problemi ka Damka me Muharremin dhe kjo nuk ka të bëjë as me mua e as me komunitetin turk. Por ky veprim i tij nuk ka asnjë justifikim! Në deklaratën e tij, ai përpiqet ta fshehë të vërtetën e ngjarjes duke e quajtur një kurth. Në pamjet filmike shihet qartë se kush ka ardhur drejt parkut”, thuhet në deklaratën e Malokut, raporton KosovaNews.

Po ashtu ka sqaruar se pas ngjarjes, ka denoncuar Damkën në Polici.

“Të gjithë dhanë dëshmitë e tyre. Po atë natë, Prokurori mori vendim për arrestim. Të nesërmen, Kryeprokurori, në deklaratën për shtyp, tha se ekziston dyshimi për dhunë ndaj një gruaje dhe për kërcënim dhe se pas dëshmive dhe pamjeve të marra nga vendngjarja ishte marrë vendimi për “ndalim”. Ai theksoi gjithashtu se kjo ngjarje nuk lidhet me politikën apo zgjedhjet, por mund të jetë një konflikt personal. Atëherë si mund të pretendohet se ky është një kurth kundër komunitetit turk dhe Damkës?”, është shprehur Maloku, duke shtuar se komuniteti turk e ka parë një kurth të vërtetë në një video të shpërndatë gjatë zgjedhjeve të vitit 2019.

Krahas kësaj ajo ka shtruar pyetjet se në cilin vend të botës një prokuror merr vendim për ndalim pa prova dhe fakte?, se në cilin vend të botës një gjykatës jep vendim për arrest shtëpiak në këto rrethana? Dhe se a është edhe shteti pjesë e këtij kurthi?

Në të njëjtën kohë ka deklaruar se pas ngjarjes, disa persona të afërt me Damkën kanë kontaktuar atë dhe familjen e saj duke kërkuar tërheqjen e denoncimit.

“Por ju e luani aq mirë rolin e viktimës, saqë e para bindni veten dhe pastaj të tjerët, sikur këtë ngjarje e kanë shkaktuar të tjerët. Nëse ky nuk është manipulim i opinionit, atëherë çfarë është? Ndërkohë që njerëzit prej jush presin një deklaratë të qartë dhe të sinqertë, ju po përpiqeni ta ktheni çështjen në një kurth politik”, ka shtuar ajo.

Sipas saj në këtë rast rëndësi ka vetëm vendimi i organeve të drejtësisë, dhe se në fund, të gjithë do ta shohin që kjo ngjarje nuk ka të bëjë me çështjet e komunitetit turk, politikën apo zgjedhjet.

Gjithashtu ka pohuar se si grua nga radhët e komunitetit turk do të luftoj për të drejtat e saja deri në fund.

Gjithashtu lexoni:

Përmbyllet numërimi nga përfaqësitë diplomatike, këto janë rezultatet

Fushë – Kosova shpall gjendje emergjente në sektorin e mbeturinave

Numërimi i votave drejt fundit, LVV 44.11%, PDK 20.80% dhe LDK 17.11%

“Më ngatërruan me një person tjetër”, 30-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke

Gërvalla: Kosova hap “shtëpinë e përhershme” diplomatike në Londër

Kosova News 12/03/2025 12/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
11° _ 10°
84%
1 km/h
Sat
21 °C
Sun
26 °C
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
24 °C

Lajmet e Fundit

Përmbyllet numërimi nga përfaqësitë diplomatike, këto janë rezultatet
13:12 -13/06/2026
Fushë – Kosova shpall gjendje emergjente në sektorin e mbeturinave
12:25 -13/06/2026
Kanadaja, rregulla të reja për përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët
12:07 -13/06/2026
Numërimi i votave drejt fundit, LVV 44.11%, PDK 20.80% dhe LDK 17.11%
11:47 -13/06/2026
“Më ngatërruan me një person tjetër”, 30-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke
11:07 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?