Sekretari i Përgjithshëm i NATO’s, Mark Rutte, në Bosnjë e Hercegovinë është takuar me ekipin komandues të EUFOR’it, para se të nisej për në Kosovë.
Në mes të rritjes së tensioneve mes qeverisë qendrore dhe liderëve të Republikës Srpska, Rutte tha se kjo forcë është e përgatitur për të mbajtur një mjedis të sigurt.


