Delegacioni amerikan dhe ukrainas kanë nisur bisedimet e tyre në Jeddah të Arabisë Saudite, sapo ka konfirmuar Ministria e Jashtme e Ukrainës.
Ndërsa, në anën tjetër, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Moska pret që Shtetet e Bashkuara të informojnë Rusinë për bisedimet e saj me Ukrainën që do të zhvillohen të martën në Arabinë Saudite, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS, shkruan The Guardian.


