KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Konfirmohet dënimi me 17 vjet burgim ndaj të akuzuarit për vrasjen e vëllait
Siguri

Konfirmohet dënimi me 17 vjet burgim ndaj të akuzuarit për vrasjen e vëllait

Kosova News
Kosova News 12:57 -08/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitur nga mbrojtësi i të dënuarit Millorad Shubariq, duke konfirmuar aktgjykimet e mëparshme të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe Gjykatës së Apelit të Kosovës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykata Themelore në Prishtinë, më 13 qershor 2024, e dënoi Shubariqin me 17 vjet burgim për veprën penale të vrasjes së rëndë të kryer në gjendje të aftësisë së zvogëluar mendore.

Sipas aktgjykimit, Shubariqit i është llogaritur në dënim koha e kaluar në paraburgim nga data 7 maj 2022. Gjithashtu, ai është obliguar të paguajë një shumë prej 400 eurosh si paushall gjyqësor dhe 50 euro shtesë në Fondin për Kompensimin e Viktimave të Krimit.

Pas ankesës së mbrojtësit të të dënuarit, Gjykata e Apelit e Kosovës, më 31 tetor 2024, e ka vërtetuar aktgjykimin e shkallës së parë, duke refuzuar ankesën si të pabazuar.

Mbrojtësi i të dënuarit, avokati Asdren Hoxha, ka paraqitur kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë në Gjykatën Supreme të Kosovës, duke pretenduar se aktgjykimet e mëparshme janë dhënë me shkelje të rëndësishme të dispozitave të procedurës penale. Sipas tij, gjykata nuk ka dhënë arsyetim të qartë për secilën pikë të aktgjykimit dhe nuk ka vlerësuar siç duhet provat, përfshirë dëshmitë e dëshmitarëve.

Megjithatë, Gjykata Supreme e Kosovës, në seancën e mbajtur më 6 shkurt 2025, ka konstatuar se pretendimet e paraqitura në kërkesë janë të pabazuara dhe ka konfirmuar vendimet e mëparshme. Në arsyetim thuhet se gjykatat kanë vlerësuar siç duhet të gjitha provat, përfshirë edhe ekspertizën psikiatrike, e cila ka treguar se i dënuari ka vepruar në gjendje të aftësisë së zvogëluar mendore, por jo në gjendje të tronditjes së fortë mendore.

Me këtë vendim të Gjykatës Supreme, janë ezauruar të gjitha mundësitë e rregullta ligjore për kundërshtimin e aktgjykimit në këtë rast. Milorad Shubariq u dënua më 13 qershor 2024 me 17 vjet burgim për vrasjen e vëllait të tij, D.Sh.

Shubariq u shpall fajtor për veprën penale të “Vrasjes së rëndë në aftësi esencialisht të zvogëluar mendore”, pasi më 7 maj 2022, për shkak të mosmarrëveshjeve, i mori jetën vëllait të tij, D.Sh.

Aktgjykimi ndaj Shubariqit u shpall nga gjykatësja Alltën Murseli.

Sipas aktakuzës së datës 13 prill 2023, Millorad Shubariq, i njohur si “Miqa”, akuzohej se më 7 maj 2022, rreth orës 15:30 minuta, në fshatin Gushtericë e Ultë, Komuna e Lipjanit, e kishte privuar nga jeta vëllain e tij, D.Sh.

Sipas aktakuzës, konflikti kishte ndodhur për shkak të mosmarrëveshjeve dhe përplasjeve shumëvjeçare rreth pronës së përbashkët – shtëpisë së vëllezërve. Atë ditë, ndërsa D.Sh. ishte duke kositur barin para shtëpisë së tij në oborrin e përbashkët, ndërsa Shubariq po konsumonte birra, shpërtheu një debat që u shndërrua në kacafytje. Pas kësaj, i akuzuari hyri në dhomën e tij, mori armën zyrtare të tipit “Glock” dhe u drejtua për te shtëpia e D.Sh., ku me dashje shtiu tetë herë në drejtim të tij, duke e vrarë në vendngjarje.

Me këtë veprim, sipas Prokurorisë, i akuzuari ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 175, paragrafi 1, nënparagrafi 1.3 dhe 1.6 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

Sulmi në “Ibër-Lepenc”, Ademi: Ekspertiza e ADN-së është kryer në Prishtinë, në Itali janë dërguar rezultatet për interpretim

Të akuzuarit për rastin “Drenica1” lirohen nga të gjitha pikat e aktakuzës

Shaqir Lutvija dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte

Ministri francez në KFOR: Kjo forcë shumëkombëshe dëshmon përkrahjen e Evropës për stabilitetin e rajonit

Falsifikuan dokumentet e veturave koreane për import në Kosovë, sekuestrohen pesë automjete

Kosova News 08/03/2025 08/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 19°
90%
Tue
29 °C
Wed
32 °C
Thu
34 °C
Fri
35 °C
Sat
33 °C

Lajmet e Fundit

AUV apel fermerëve pas rasteve të lisë së dhenve dhe dhive në katër komuna
15:46 -28/07/2026
Konstituimi i Kuvendit, Haxhiu thërret në takim liderët e partive politike
15:36 -28/07/2026
Sulmi në “Ibër-Lepenc”, Ademi: Ekspertiza e ADN-së është kryer në Prishtinë, në Itali janë dërguar rezultatet për interpretim
15:02 -28/07/2026
Dyshohet për varrezë masive në Zubin Potok
14:27 -28/07/2026
Të akuzuarit për rastin “Drenica1” lirohen nga të gjitha pikat e aktakuzës
13:50 -28/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?