KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Një muaj paraburgim për shoferin që shkaktoi aksidentin me fatalitet
Siguri

Një muaj paraburgim për shoferin që shkaktoi aksidentin me fatalitet

Kosova News
Kosova News 15:09 -02/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.D., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “rrezikimi i trafikut publik” nga neni 370 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Aksidenti ka ndodhur më 28 shkurt, shkaktoi vdekjen e një pasagjeri dhe lëndime të tjera trupore.

Gjykata njofton se pas analizimit të shkresave të lëndës dhe mbajtjes së seancës dëgjimore, gjyqtari i procedurës paraprake, Adem Shabani, ka vlerësuar se “ekziston dyshimi i bazuar” se B.D., më datë 28 shkurt, rreth orës 12:42, në rrugën nacionale Ferizaj – Kaçanik, afër një fshati në Ferizaj, ka shkaktuar aksidentin duke drejtuar automjetin e markës “VW Golf” në kundërshtim me Ligjin për Rregullat e Trafikut Rrugor.

“Në momentin kur automjeti i markës “BMW”, të cilën e drejtonte  V.V., tentonte të kyçet në rrugën kryesor tek dalja e lagjes “P”, mirëpo  me të pare të pandehurin me veturën “Golf”, ndalet, atëherë i pandehuri posa shef veturën “BMW” frenon, ik në të djathtë del jashtë rrugës dhe në pjesën e përparme të anës së majtë e godet automjetin “BMW”, në mes të dy dyerve në anën e majtë, i cili lëviz mbrapa dhe me pjesën e pasme të anës së djathtë e godet shenjën e trafikut, me ç’rast si pasojë e këtij aksidenti pasagjerja e veturës “BMW”, V.M., ka ndërruar jetë në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ndërsa vozitësi dhe pasagjeri tjetër i kësaj veture G.K.M., si dhe i pandehuri dhe pasagjeri i tij O.D., kanë pësuar lëndime trupore”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Gjyqtari Shabani ka theksuar se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit është aprovuar “si të bazuar konform dispozitave të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës (KPPRK)”, dhe të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit për një periudhë prej një (1) muaji.

Përfundimisht, gjykata njofton se “ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij”, duke theksuar se i pandehuri do të mbetet në paraburgim deri në përfundimin e procedurës.

Gjithashtu lexoni:

Thirrjet kundër Ramës në koncertin e Ylli Limanit, reagon kryeministri- Të neveritshme!

Kontrabandë me katër migrantë nga Pakistani, arrestohen të dyshuarit

Publikohen çmimet e derivateve, nafta 1.52€, benzina 1.39€

Sulmoi policët, i dyshuar dërgohet në repartin psikiatrik

Dyshime për falsifikim parash në Prishtinë, sekuestrohen mbi 200 monedha

Kosova News 02/03/2025 02/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
11° _ 10°
84%
1 km/h
Sat
21 °C
Sun
26 °C
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
24 °C

Lajmet e Fundit

VV-ja shkon në 51 ulëse, e pëson AAK-jaLëvizja Vetëvendosje
22:57 -13/06/2026
Osmani i ankohet TRT-së së Erdoganit: Nuk tolerohet askush që dëshiron ta kontrollojë gjithçka
22:22 -13/06/2026
U vra nga sulmet e SHBA dhe Izraelit/ Caktohet data e funeralit të ish-udhëheqësit të Iranit, Ali Khamenei
22:10 -13/06/2026
OBSH paralajmëron Europën: Kriza e të nxehtit po merr mijëra jetë
22:05 -13/06/2026
Dita e 14-të. Pas 3 orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
21:59 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?