Ka filluar seanca dëgjimore në departamentin special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, lidhur me caktimin e masës së sigurisë, për të dyshuarën, për spiunazh për BIA-n serbe, Jelena Gjukanoviq.
E dyshuara u arrestua me 28 shkurt, në rajonin e Mitrovicës për dyshimin për spiunazh, dhe e njëjta u ndalua për 48 orë nga prokuroria.
KosovaNews mëson se Jelena Gjukanoviç është pjesë e grupit të Aleksandar Vlajiç i cili u arrestua me 25 qershor të vitit të kaluar Sipas informacioneve të besueshme Agjencia e Kosovës për Intelegjencë ka siguruar dëshmi të forta se ai është i dyshuar për spiunazh në dëm të Republikës së Kosovës, dhe një gjë të tillë e ka bërë duke i dërguar informacione BIA-s.
Në gjurmë të tij ka rënë Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, të cilët pas shumë hetimeve kanë zbuluar se i njëjti kishte krijuar një rrjet spiunazhi në Kosovë, dhe të rekrutuarit e tij kanë qenë kryesisht qyetarë serbë, të cilët kanë punuar në orgnaizata ndërkombëtare në Kosovë. Pjesë e këtyre spiunëve është pra edhe e arrestuara e djeshme Jelena Gjukanoviq e cila punon në OSBE.
Prokuroria ka theksuar se arrestimi është bërë pas hetimeve disamujore.


