KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t’i caktohet masa e paraburgimit
Siguri

Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t’i caktohet masa e paraburgimit

Kosova News
Kosova News 15:06 -27/02/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Një person është arrestuar në Gjakovë, për shkak se i njëjti kishte mbajtur me forcë dhe nën kërcënimin e armës, bashkëshorten e tij.

Kështu ka bërë të ditur policia e Gjakovës përmes një njoftimi për media.

“Stacioni Policor në Gjakovë, në bashkëpunim me njësitë tjera relevante të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, ka reaguar me efikasitet ndaj një rasti të raportuar të mbajtjes me forcë të dy viktimave dhe kanosjes me armë zjarri, duke arrestuar të dyshuarin, një mashkull i moshës madhore”, thuhet në njoftim.

Rasti është raportuar rreth orës 19:25, kur një qytetar ka njoftuar policinë se ai dhe motra e tij ishin mbajtur nën kërcënimin e armës në shtëpinë e të dyshuarit në Gjakovë.

Sipas informacioneve, qytetari kishte arritur të ikte nga vendi i ngjarjes, ndërsa motra e tij kishte mbetur brenda, e mbajtur nga bashkëshorti i saj, i dyshuari për kanosjen dhe mbajtjen me forcë.

“Menjëherë pas marrjes së informacionit, njësitë policore, përfshirë njësinë e hetimeve dhe NJRSH-në, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur të arrestojnë të dyshuarin pas një ndërhyrjeje të shpejtë dhe profesionale. Gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit, policia ka sekuestruar një armë zjarri automatike dhe 54 fishekë, që dyshohet se janë përdorur në këtë rast, si dhe një sasi të vogël të substancave narkotike”, thuhet në njoftim.

Viktima ka marrë ndihmën mjekësore për lëndimet e pësuara dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është ndaluar dhe ndaj tij është iniciuar procedura ligjore për veprat penale të kanosjes dhe mbajtjes së viktimave me forcë, ndërkohë që hetimet për rastin vazhdojnë.

Lidhur me këtë rast, nga Prokuroria e Gjakovës kanë bërë të ditur për Telegrafin se ndaj të dyshuarit do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

“Lidhur me rastin në fjalë, ju njoftojmë se me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar një person, në kohëzgjatje prej 48 orësh. Prokurori i Shtetit, në koordinim me Policinë e Kosovës, janë duke i ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast. Gjithashtu ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit, brenda afatit të paraparë ligjor do të parashtrojë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të njëjtit, në gjykatën kompetente”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Gjithashtu lexoni:

Thirrjet kundër Ramës në koncertin e Ylli Limanit, reagon kryeministri- Të neveritshme!

Kontrabandë me katër migrantë nga Pakistani, arrestohen të dyshuarit

Publikohen çmimet e derivateve, nafta 1.52€, benzina 1.39€

Sulmoi policët, i dyshuar dërgohet në repartin psikiatrik

Dyshime për falsifikim parash në Prishtinë, sekuestrohen mbi 200 monedha

Kosova News 27/02/2025 27/02/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
11° _ 10°
84%
1 km/h
Sat
21 °C
Sun
26 °C
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
24 °C

Lajmet e Fundit

VV-ja shkon në 51 ulëse, e pëson AAK-jaLëvizja Vetëvendosje
22:57 -13/06/2026
Osmani i ankohet TRT-së së Erdoganit: Nuk tolerohet askush që dëshiron ta kontrollojë gjithçka
22:22 -13/06/2026
U vra nga sulmet e SHBA dhe Izraelit/ Caktohet data e funeralit të ish-udhëheqësit të Iranit, Ali Khamenei
22:10 -13/06/2026
OBSH paralajmëron Europën: Kriza e të nxehtit po merr mijëra jetë
22:05 -13/06/2026
Dita e 14-të. Pas 3 orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
21:59 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?