Presidentja Osmani shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të diplomatit dhe mikut të Kosovës, Frank G. Wisner.
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Frank G. Wisner, diplomat i shquar dhe mik i çmuar i Kosovës.
Karriera e tij e gjatë dhe e ndritur në shërbim të diplomacisë amerikane, përfshirë rolin e tij si emisar në bisedimet për statusin e Kosovës, ka lënë një gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë.