KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Procesi i imunizimit të djemve kundër HPV-së po zhvillohet pa probleme
Shëndetësi

Procesi i imunizimit të djemve kundër HPV-së po zhvillohet pa probleme

Kosova News
Kosova News 13:24 -23/02/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Nga fillimi i muajit shkurt në Kosovë ka nisur procesi i vaksinimit të djemve nga mosha 11 deri në 12-vjeç me vaksinën kundër human papillomavirusit (HPV). Procesi i imunizimit me këtë vaksinë po kalon pa probleme ndonëse disa prindër kanë shfaqur hezitime.

Shefja e vaksinimit pranë Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK), Fetie Fetaj, tha se procesi i vaksinimit kundër human papillomavirusit ka nisur te vajzat vitin e kaluar dhe deri më tani janë vaksinuar 85 për qind e tyre nga mosha 11 deri në 12-vjeç.

“Procesi ka filluar më 3 shkurt dhe deri më tani gjithçka ka shkuar mirë, përjashtuar disa prindër, të cilët kanë kërkuar informata shtesë për këtë vaksinë, duke qenë se vitin e kaluar ne kishim filluar vaksinimin e vajzave kundër papillomavirusit. Këtë vit, me përfshirjen e djemve, është normale që disa prindër të kenë informata shtesë. Vitin e kaluar kemi pasur një përfshirje mjaft të mirë të vajzave, diku rreth 85 për qind e vajzave e kanë marrë këtë vaksinë. Këtë vit procesi ka nisur mjaft vonë dhe janë disa shkolla në bazë të planifikimit të komunave, por deri më tani sipas informatave në terren procesi është duke ecur mjaft mirë”, theksoi Fetaj.

Fetaj tha se vaksina HPV është e sigurt dhe se deri më tani nuk ka pasur asnjë rast me efekte anësore.

“Janë edhe dy vaksina që jepen – është për klasat 6-7, i përket moshës 11-12 vjeç edhe kjo vaksinë jepet te të dyja gjinitë pikërisht te kjo moshë. Por, e kanë të drejtën vullnetarisht apo me indikacion të vaksinohen vajzat dhe djemtë deri në 21-vjeç… Vaksina është mjaft e sigurt, e testuar dhe e hulumtuar disa herë për shkak se është e përfolur si vaksinë mjaft shumë. Ne e testuam edhe vetë, janë vaksinuar rreth 10 mijë vajza vitin e kaluar dhe asnjë efekt anësor nuk është raportuar”, tha ajo. 

Vaksina kundër papillomavirusit mbron nga disa lloje të kancerit përfshirë atë të qafës së mitrës.

“Vaksina mbron kundër kancerit të qafës së mitrës që është një ndër shkaktarët më të mëdhenj, human papillomavirusi mund të shkaktojë edhe kancer te të dyja gjinitë, si kancer të qafës, kokës, organeve gjenitale te të dyja gjinitë dhe lytha gjenitale. Kjo vaksinë ndihmon, sepse duke vaksinuar të dyja gjinitë, ne ulim shpërndarjen dhe bartjen e virusit, dhe në të ardhmen do të shohim benefitet e kësaj vaksine pas 10 apo 15 vjetësh, kur do të ulet numri i rasteve me kancer”, u shpreh ajo.

Nga viti i kaluar, kalendarit të vaksinimit iu kanë shtuar tri vaksina dhe Fetaj tha se ka një mbulim të mirë të vaksinimit në nivel vendi, me më shumë se 90 për qind të popullatës së imunizuar.

“Tashmë në kalendar i kemi 13 antigjenë që parandalojnë sëmundje të ndryshme. Në përgjithësi, Kosova gjithmonë është mburrur me sukses të vaksinimit, njëjtë po vazhdon edhe tani. Ne kemi mbi 90 për qind përfshirjen e vaksinimit në nivel vendi nga vaksinat e kalendarit të rregullt”, deklaroi Fetaj.

Përveç HPV kundër kancerit të qafës së mitrës, vaksina kundër rotavirusit dhe vaksina kundër pneumokokut e meningjitit i janë shtuar kalendarit të rregullt të imunizimit.

Human papillomavirus (HPV) është emri i një grupi shumë të zakonshëm të viruseve. Ata nuk shkaktojnë ndonjë problem te shumica e njerëzve, por disa lloje mund të shkaktojnë lytha gjenitale ose kancer. HPV ndikon në lëkurë dhe ka më shumë se 100 lloje të ndryshme.

Gjithashtu lexoni:

Eurodeputetët mbledhin nënshkrimet: Costa anuloje vizitën në Serbi

PDK i bën thirrje Kurtit të zhbllokojë situatën

Rregull i ri për rifitimin e shtetësisë shqiptare

AAK-ja do t’i çojë në Kushtetuese vendimet e Kuvendit

Vazhdon seanca në përpjekjen e 13-të për konstituimin e Kuvendit

Kosova News 23/02/2025 23/02/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
broken clouds
11° _ 10°
76%
3 km/h
Sat
17 °C
Sun
18 °C
Mon
17 °C
Tue
14 °C
Wed
13 °C

Lajmet e Fundit

Arrestohet një polic në Gjilan, dyshohet për dhunë në familje
21:48 -10/05/2025
Me flamurin e Kosovës në krah, Terras zbulon planin për 5 njohjet e mëdha
19:58 -10/05/2025
Kishte dalë të mblidhte kanaçe, por nuk u kthye më në shtëpi, gjendet i pajetë 65-vjeçari në Divjakë
19:36 -10/05/2025
Po i vjen fundi mashtrimit me kilometrazh
19:33 -10/05/2025
A e dini pse nuk duhet të lani kurrë madje asnjëherë peshqirët me rrobat tuaja?
19:30 -10/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?