KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Zelensky thotë se Trump ka ngecur në një “hapësirë dezinformimi” 
Botë

Zelensky thotë se Trump ka ngecur në një “hapësirë dezinformimi” 

Kosova News
Kosova News 14:15 -19/02/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha të mërkurën se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka ngecur në një “hapësirë dezinformimi” dhe hodhi poshtë një pretendim të presidentit amerikan se popullariteti i Zelenskyt ishte vetëm 4 për qind. 

Zelensky, i cili thuhet se ka përkrahje prej 57 për qind të popullsisë sipas një sondazhi të një institucioni kërkimor në Kiev, tha se përpjekjet për ta zëvendësuar atë nuk do të funksiononin, një ditë pasi Trumpi tha se Ukraina duhet të mbajë zgjedhje. 

Lideri ukrainas, në komentet e tij të para si përgjigje ndaj Trumpit, tha se presidenti amerikan po përsëriste dezinformata, të cilat, sipas tij, vinin nga Moska. 

“Duke qenë se po flasim për 4 për qind… E kemi parë këtë dezinformim, e kuptojmë që vjen nga Rusia”, tha Zelensky në një konferencë shtypi të transmetuar në televizionin shtetëror ukrainas. 

“Presidenti Trump… për fat të keq jeton në këtë hapësirë dezinformimi”, shtoi ai. 

Një natë më parë, Trumpi kishte lënë të kuptohet se ai fajëson Ukrainën për nisjen e luftës. Ai nuk e sqaroi se çfarë nënkuptonte me këtë, por shpesh ka lënë të kuptohet se lufta filloi për shkak të dëshirës së Ukrainës për t’u anëtarësuar në NATO.

Ekspertët thonë se pushtimi i plotë nga Rusia u nxit nga ambiciet imperialiste të Putinit dhe jo nga aspirata e Ukrainës për NATO-n, e cila kishte pak mbështetje nga Perëndimi në atë kohë. 

Trump e kishte bërë atë koment pas përfundimit të bisedimeve në Riad midis sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, dhe zyrtarëve të tjerë amerikanë, si dhe një delegacioni rus të udhëhequr nga ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov. 

Zelensky tha të mërkurën se rezultati i negociatave midis përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë në kryeqytetin saudit, Riad, ishte heqja e izolimit ndërkombëtar të liderit rus, Vladimir Putin. 

“Mendoj se Putini dhe rusët janë shumë të lumtur, sepse çështja po diskutohet me ta si një ‘viktimë’, kjo është diçka e re”, tha Zelenskyy në një konferencë shtypi në Kiev më 19 shkurt. 

Në bisedimet në Riad, që ishin takimet e para zyrtare të nivelit të lartë midis Uashingtonit dhe Moskës që nga pushtimi i vitit 2022, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara ranë dakord të krijojnë ekipe negociuese për të gjetur një rrugë për t’i dhënë fund luftës “sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Rubio.

Rubio theksoi nevojën për përmirësime në ambasadat e SHBA-së dhe Rusisë për të krijuar misione që mbështesin bisedimet e paqes, marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin në një kuptim më të gjerë. 

Disa liderë evropianë, të alarmuar nga ndryshimi radikal në politikën e SHBA-së ndaj Rusisë, kanë frikë se Uashingtoni do të bëjë lëshime serioze dhe do të rishkruajë strukturën e sigurisë së kontinentit./REL

Gjithashtu lexoni:

Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit

Franca miraton ligjin për ndihmën mjekësore në fundin e jetës

Kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëron SHBA-në: Mos ndërhyni në zgjedhjet e Gjermanisë

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Kosova News 19/02/2025 19/02/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit
21:32 -16/07/2026
Nagavci: Ka klane në LDK që bashkëpunojnë me PDK-në, ndërprerja e bisedimeve nuk është lajm i mirë për vendin
21:02 -16/07/2026
Tentuan të shisnin 21 prona me dokumente të falsifikuara, arrestohen tre persona në Mitrovicë
20:57 -16/07/2026
Policia e Kosovës dhe KFOR-i diskutojnë gatishmërinë për sezonin veror
20:08 -16/07/2026
Rama: Kemi reaguar nëpërmjet ministrit të Jashtëm ndaj deklaratave të ministres serbe
18:39 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?