KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Trump nis përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë
Botë

Trump nis përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Kosova News
Kosova News 20:10 -13/02/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump filloi një përpjekje të beftë diplomatike në shumë fronte të mërkurën, për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë, pas një shkëmbimi të suksesshëm të burgosurish me Rusinë.

Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Anita Powell, Presidenti Trump njoftoi se do të takohet së shpejti me presidentin rus. Po kështu një ekip i udhëhequr nga Nënpresidenti JD Vance do të takojë udhëheqësin ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Presidenti Donald Trump parashtroi kushtet e tij për vazhdimin e përkrahjes amerikane për Ukrainën ndërkohë që filloi përpjekjet diplomatike që synon t’i japin fund sulmit gati tre vjeçar të Rusisë ndaj këtij vendi.

“Po kërkojmë garanci për investimet tona. Ata kanë minerale të rralla, kanë karburante dhe gaz dhe shumë gjëra të tjera. Ne po kërkojmë të sigurojmë paratë tona dhe Ukraina ka rënë dakord me këtë”, tha Presidenti Trump.

I pyetur nga gazetarët nëse do ta ndërpresë ndihmën për Ukrainën, Trump u përgjigj: “Jo, po vazhdojmë. Por duam të sigurojmë investimin tonë”.

Ligjvënësit amerikanë kanë miratuar afro 183 miliardë dollarë ndihmë ushtarake dhe për fusha të tjera për Ukrainën që nga shkurti i vitit 2022, sipas një raporti të ri që iu dorëzua Kongresit të mërkurën. Më pak se 40 miliardë dollarë janë aktualisht në dispozicion.

Komentet e Presidentit Trump përmbyllën një ditë të furishme diplomatike që përfshiu telefonata me homologët e tij, rus dhe ukrainas. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky konfirmoi që ai dhe Presidenti Trump kishin patur një bisedë “të gjatë”.

Në një takim të mërkurën me sekretarin e ri amerikan të thesarit mbi një marrëveshje të mundshme ekonomike, Presidenti Zelensky nënvizoi kërkesën kryesore të Ukrainës në planin e saj të paqes – anëtarësimin e Ukrainës në NATO – dhe nevojën e saj për garanci për siguri.

“Kërkoj nga Presidenti Trump të na jap këto garanci sigurie, ta ndihmojë Ukrainën, të na forcojë. Natyrisht, duhet të flasim me Evropën, ngaqë na duhet të kemi një ushtri edhe më të madhe. Aktualisht kemi një deficit buxhetor, por për të patur një ushtri edhe më të madhe, ose të paktën kaq sa e kemi tani, për ta ushqyer dhe për ta armatosur, duhet burime të mëdha. Këto janë fonde që duhet t’i sigurojmë. Këto janë pak a shumë garancitë e sigurisë”, deklaroi Zelensky.

Presidenti Trump tha se do të takohet me Presidentin rus Vladimir Putin në Arabinë Saudite “në një të ardhme jo shumë të largët”.

Ai tha se shpreson që vendimi i Moskës për të shkëmbyer mësuesin amerikan Marc Fogel me një të dënuar rus për krime kibernetike, do t’i hapte rrugë negociatave për t’i dhënë fund luftës.

Lidhur me shkëmbimin e të burgosurve, Kremlini tha se:

“Zakonisht, marrëveshjeve të tilla u paraprijnë negociata të planifikuara jashtëzakonisht mirë. Dhe natyrisht, marrëveshje të tilla nuk është se bëhen pikë kthese, por njëkohësisht, pak nga pak, këta janë hapa të sigurt për të ndërtuar besimin e ndërsjellë (ndërmjet Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara), që aktualisht është në pikën më të ulët të tij”, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Nënpresidenti amerikan JD Vance po udhëton nga Franca në Gjermani, ku ai do t’i prijë palës amerikane në bisedime të nivelit të lartë me Presidentin Zelensky në Mynih të premten, në udhëtimit të parë të tij ndërkombëtar në këtë detyrë./ VOA

Gjithashtu lexoni:

Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit

Franca miraton ligjin për ndihmën mjekësore në fundin e jetës

Kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëron SHBA-në: Mos ndërhyni në zgjedhjet e Gjermanisë

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Kosova News 13/02/2025 13/02/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Terras: Deklarata e ministres serbe shkatërron besimin në dialog
22:43 -16/07/2026
Konjufca nga Washingtoni: Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati më i afërt dhe partneri ynë strategjik
22:16 -16/07/2026
Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit
21:32 -16/07/2026
Nagavci: Ka klane në LDK që bashkëpunojnë me PDK-në, ndërprerja e bisedimeve nuk është lajm i mirë për vendin
21:02 -16/07/2026
Tentuan të shisnin 21 prona me dokumente të falsifikuara, arrestohen tre persona në Mitrovicë
20:57 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?