KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Radomiroviq: Serbët në Kosovë duhet të pajtohen që paratë t’i marrin në euro
Politikë

Radomiroviq: Serbët në Kosovë duhet të pajtohen që paratë t’i marrin në euro

Kosova News
Kosova News 20:34 -07/02/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kandidati serb për deputet në Kuvendin e Kosovës nga Iniciativa Qytetare “Drejtësia Popullore” (Narodna Pravda), Radoica Radomiroviq, ka folur në “Debat Përnime” në lidhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndalimin e dinarit dhe pranimin e shtesave me këtë valutë. Ai tha se transferimi i parave nga Serbia është bërë përmes kursimores postare, por qeveria serbe nuk ka qenë e interesuar që ajo kursimore të vazhdojë punën e saj.“Por të kujtoj- tani e kemi bankën NLB që e ka blerë ish Bankën Komerciale në Serbi, ku qytetarët mund të marrin pensionet e tyre që u paguhen serbëve në bankën NLB, por edhe në euro”- tha ai.Radomiroviq tha se për qytetarët serbë është problem i madh që dikush të vijë nga Shtërpca dhe të marrë pensionin.Për këtë fajësoi Qeverinë e Serbisë për papërgjegjshmëri. “Ka banka në Kosovë që jam plotësisht i sigurt se mund dhe duan të bashkëpunojnë me bankën në Serbi që ato para të transferohen”, tha Radomiroviq.Qytetarët serbë, sipas tij, duhet të pajtohen me faktin se ato para do t’i marrin ekskluzivisht në euro.“Mendoj, pse do të shkonin qytetarët të marrin para në Rashkë ose në Kurshumli, kur mund ta bëjnë këtë në degët e tyre në Shtërpcë dhe në Prishtinë?”- u shpreh ai, duke akuzuar Vuçiqin.Më 01.02.2024 në Kosovë hyri në fuqi një Rregullore e Banka Qendrore e Kosovës, e cila ndalon përdorimin e dinarit serb për kryerjen e pagesave. Me Rregulloren e BQK-së, euroja është caktuar si valuta e vetme në Kosovë për kryerjen e pagesave.Megjithatë, ai shpreson që në Serbi së shpejti të vendoset një qeveri demokratike, dhe “Drejtësia Popullore” të jetë ura e pajtimit dhe bashkëpunimit midis qeverisë së Kosovës dhe qeverisë së Serbisë.“Debat Përnime” është format i cili është transmetuar për një muaj rresht deri një ditë para Zgjedhjeve parlamentare të 09 shkurtit 2025. Kandidatët për deputetë nga partitë politike garuese përveç që kanë prezantuar programet e tyre, janë përballur me pyetjet e Jeta Xharrës, kryeredaktorit të KALLXO.com, Kreshnik Gashi dhe Visar Prebrezës nga “Krypometër”.Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka zgjedhur që gjatë fushatës për Zgjedhjet e 9 shkurtit të mos marr pjesë në disa nga mediat në Kosovë. Kjo parti e ka arsyetuar mospjesëmarrjen në emisionet politike të shfaqura në mediume të caktuara, me pretendimin se gjoja ato media janë në pronësi të oligarkëve.RTV Dukagjini është në listën e këtyre mediave të “shenjëstruara” nga LVV, e pikërisht në këtë televizion transmetohet emisioni “Debat Përnime” – prodhim i KALLXO.com.Mirëpo, për dallim nga partia në pushtet, partitë e tjera opozitare kanë pranuar të marrin pjesë në këtë Debat dhe t’u përgjigjen pyetjeve të gazetarëve të Kallxo-it.Jeta Xharra, drejtuese e “Debat Përnime” në emisionin e fundit zgjedhor ka ftuar Nismën Qytetare nga komuniteti serb.“Kemi dashtë me e përmbyllë këtë seri të debateve zgjedhore duke i dhënë hapësirë një pjesë më pak të përfaqësuar të shoqërisë tonë. Kosova është shteti i të gjithë qytetarëve. Këtu ishim dashtë më u ndje rahat edhe të sigurt edhe shqiptarët, edhe serbët, edhe turqit, edhe boshnjakët, edhe romët, edhe ashkalinjët, edhe egjiptasit, edhe goranët, edhe terbeshet”- ka thënë ajo.

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu: Gjithçka gati për seancën konstituive të 6 gushtit

Cakolli: Kosova nuk mund të mbetet pafundësisht me ushtrues detyre në postin e presidentit

Tahiri: Aleanca s’do hise në Qeveri, nëse merren parasysh pikat tona do të ndihmojmë konstituimin e institucioneve

LVV-ja pritet të takohet me Abdixhikun, “s’ka marrëveshje në parim me LDK-në”, thotë Nagavci

A pritet të ketë marrëveshje me LDK-në, flet Haxhiu

Kosova News 07/02/2025 07/02/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
20° _ 18°
75%
1 km/h
Fri
34 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

U arrestua në Serbi nën dyshimin për dhënie të informatave për varrezë masive në Kosovë, Hoti: Tentim-vrasje ndaj të vërtetës
15:49 -31/07/2026
Ekstradohet nga Kosova për në Suedi, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar
15:14 -31/07/2026
Dyshohet se dha informacione për një varrezë masive në Kosovë, Serbia arreston një person për “spiunazh”
14:45 -31/07/2026
Zbardhja e krimeve të luftës, Pierce: Hap drejt së vërtetës dhe drejtësisë
14:15 -31/07/2026
Haxhiu: Gjithçka gati për seancën konstituive të 6 gushtit
13:46 -31/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?