Kryeministri Albin Kurti, nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook, ka thënë se tashmë terminalet e privatizuara doganore po ia kthejmë shtetit dhe institucionet shtetërore po i kthejnë në pronat publike, duke e kursyer buxhetin për pagesë të qirasë. Ai ka thënë se obligim i institucioneve është tu shërbejnë të gjithëve pa dallim.
“Terminalet e privatizuara doganore po ia kthejmë shtetit. Institucionet shtetërore po i kthejmë në pronat publike, duke kursyer buxhetin e shpenzuar për pagesë të qerasë. Detyra jonë është ta përkrahim e lehtësojmë punën e tyre, obligimi i institucioneve është t’i shërbejnë të gjithëve pa dallim dhe me efikasitet të lartë”, ka thënë kryeministri Kurti, duke e shpërndarë lajmin se pas një periudhe të gjatë të operimit në objekte private, Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) do të vendoset në objekt publik.
Kjo zgjidhje vjen pas miratimit të kërkesës së ZKA-së nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike duke i siguruar institucionit një hapësirë prej 2,800 metra katror në ish-Pallatin e Shtypit “Rilindja”.


