KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Presidentja Osmani: Lidhjet me SHBA-në janë thelbësore për stabilitetin e Kosovës
Politikë

Presidentja Osmani: Lidhjet me SHBA-në janë thelbësore për stabilitetin e Kosovës

Kosova News
Kosova News 20:53 -06/02/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shprehu mirënjohjen për mbështetje të SHBA-ve ndaj Kosovës, duke theksuar se Kosova është “kombi më pro-amerikan në botë.” Në një fjalim të mbajtur në Forumin Ndërparlamentar të Sigurisë në Washington D.C., Osmani theksoi rëndësinë e ruajtjes së paqes në Ballkanin Perëndimor dhe angazhimin e Kosovës për mbrojtjen e vlerave amerikane.

Presidentja Vjosa Osmani, tha se Kosova ka arritur të ruajë paqen dhe stabilitetin në Ballkan falë udhëheqjes amerikane.

Osmani e cilësoi Kosovën si një nga vendet më pro-amerikane në botë, duke përmendur se në vitet e fundit ka pasur një miratimin 98% për politikën amerikane mes popullsisë kosovare. “Jemi një vend me një shkallë miratimi prej 98% për udhëheqjen amerikane”, tha ajo.

“Kosova ka bërë Amerikën krenare duke mbrojtur këto vlera të njëjta duke pasur supet tona pranë ushtarëve tuaj krah për krah nëpër botë. Duke siguruar që së bashku mbrojmë paqen në mbarë botën”, theksoi Osmani.

Kjo mbështetje, sipas presidentes, ka qenë e paçmuar, sidomos gjatë periudhave më të vështira, dhe Kosova ka qenë gjithmonë në krah të Shteteve të Bashkuara në përpjekjet për të mbrojtur vlerat e lirisë dhe paqes.

Osmani gjithashtu theksoi se Kosova ka refuzuar ndikimet negative të vendeve si Kina dhe Rusia, duke e mbajtur kursin e saj për një të ardhme evropiane dhe demokratike.

“E vetmja që ka kundërshtuar tërësisht ndikimin e keq ekonomik të Kinës… dhe nuk kemi lejuar asnjë ideologji iraniane të ketë ndonjë ndikim mbi vendin tonë.”

Mes tjerash presidentja u shpreh për shqetësimin që ka Kosova për ndikimin e rritjes së influencës së Serbisë nga Rusia dhe Kina.

“Serbia ka ndërtuar lidhje të plota ushtarake, ekonomike dhe politike me Kinën. Dhe ndërkohë, Kosova ka bërë të kundërtën, është e vetmja shtet në rajon që nuk është bashkuar me iniciativën kineze.”

Osmani e bëri të qartë se Kosova do të vazhdojë të qëndrojë e fortë në mbështetje të partneritetit me SHBA-në dhe të kërkojë investime amerikane në infrastrukturën kritike, si një mënyrë për të forcuar më tej stabilitetin dhe për të penguar ndikimet negative të aktorëve të tjerë globalë.

“Populli ka shpresa të larta që do të kemi më shumë investime amerikane në rajonin tonë. Kjo do të thotë mbështetje të vazhdueshme për forcat e paqes që janë tashmë të angazhuara për paqe dhe stabilitet”, tha presidentja.

Ajo përmendi gjithashtu nevojën për një bashkëpunim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara për të ruajtur paqen në Ballkan dhe në Evropë, duke theksuar se një stabilitet i tillë është esencial për përparimin e të ardhmes evropiane të Kosovës dhe për një botë më të sigurt.

“Koordinimi me Shtetet e Bashkuara është çelësi. Nuk është vetëm i nevojshëm për ne si vend, por është ekzistencial,” tha Osmani.

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu: Gjithçka gati për seancën konstituive të 6 gushtit

Cakolli: Kosova nuk mund të mbetet pafundësisht me ushtrues detyre në postin e presidentit

Tahiri: Aleanca s’do hise në Qeveri, nëse merren parasysh pikat tona do të ndihmojmë konstituimin e institucioneve

LVV-ja pritet të takohet me Abdixhikun, “s’ka marrëveshje në parim me LDK-në”, thotë Nagavci

A pritet të ketë marrëveshje me LDK-në, flet Haxhiu

Kosova News 06/02/2025 06/02/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
20° _ 18°
75%
1 km/h
Fri
34 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

U arrestua në Serbi nën dyshimin për dhënie të informatave për varrezë masive në Kosovë, Hoti: Tentim-vrasje ndaj të vërtetës
15:49 -31/07/2026
Ekstradohet nga Kosova për në Suedi, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar
15:14 -31/07/2026
Dyshohet se dha informacione për një varrezë masive në Kosovë, Serbia arreston një person për “spiunazh”
14:45 -31/07/2026
Zbardhja e krimeve të luftës, Pierce: Hap drejt së vërtetës dhe drejtësisë
14:15 -31/07/2026
Haxhiu: Gjithçka gati për seancën konstituive të 6 gushtit
13:46 -31/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?