KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Abdixhiku: Autostrada e Anamoravës dhe stadiumi i Qytetit do të përfundojë brenda dy vitesh
Politikë

Abdixhiku: Autostrada e Anamoravës dhe stadiumi i Qytetit do të përfundojë brenda dy vitesh

Kosova News
Kosova News 19:48 -06/02/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Autostrada e Anamoravës dhe stadiumi i Qytetit do të përfundojë brenda dy vitesh nën qeverisjen qendrore të LDK-së. Kështu ka premtuar kandidati i kësaj partie për kryeministër, Lumir Abdixhiku, në tubimin elektoral me disa nëndegëve në Gjilan.

Qeverisja e Lidhjes Demokratike do të jetë garanci për përmirësimin e jetesës në Kosovë, ka thënë kandidati i kësaj partie për kryeministër, Lumir Abdixhiku.

Gjatë tubimit elektorale në Gjilan, ai është zotuar për investime në shëndetësi, arsim e infrastrukturë.

“Anomorava e të parëve të mi qenka ngritur në këmbë. Qenka besatu për ndryshim të madh nacional dhe kjo kryengritje e juaja, na bindë përfundimisht, se ndryshimi i premtuar po merr formë, po merr trajtë, po merr kuptim. Ky rrugëtim i ri historik po formësohet dhe në Gjilanin tuaj, në Karadakun e Kryengritësve të mëdhenj, patriotëve si Idriz Seferi, Mulla Idriz Gjilani e Agim Ramadani. Tre kolosë të mëdhenj, tre emra historik, që në tri epoka të ndryshme historike, u kryengritën për t’i dhënë Gjilanit, Kosovës e gjithë shqiptarëve vlerën mëtë madhe njerëzore pra vet lirinë. Dhe ëndrra e tyre e djeshme, për të ruajtur, mbrojtur e lartnuar shtetin që kemi, na qëndron sot jo vetëm si rikujtim për sakrificë, por na qëndron sot si kushtrim për përbashkim e për shpëtim”.

Abdixhiku ka premtuar edhe anëtarësim në BE dhe NATO.

Garanci për jetë më të mirë në Kosovë me qeverisjen e Lidhjes Demokratike, ka dhënë kandidati i kësaj partie për kryeministër, Lumir Abdixhiku, gjatë tubimit në Istog të mërkurën.

“Sepse e të gjithë e dijmë, se kur gjërat shkojnë keq, kur gjërat shkojnë mbrapshtë, kur eksperimentet përfundojnë, e kur qytetarët kosovarë kërkojnë seriozitet, punë e shtet, ata kanë një adresë dhe një adresë të vetme, kanë një drejtim dhe një drejtim të vetëm, kanë një shtëpi dhe një shtëpi të vetme, kanë Lidhjen Demokratike të Kosovës – shpresën e parë dhe të fundit të Republikës së Kosovës”.

“Kosova, Republika jonë, qëndron në udhëkryqin më të madh politik e ekzistencial që nga themelimi i saj si shtet i pavarur e sovran. Dhe në këtë udhëkryq, në këtë definimin të së ardhmes sonë, qytetarët e Kosovës, ju të dashur qytetarë të Gjilanit, duhet të kuptoni peshën e zgjedhjeve tuaja. Sepse këto zgjedhje, nuk bëhen vetëm për të përcaktuar një Kryeministër të ardhshëm të Kosovës. Ato, para së gjithash, bëhen për të përcaktuar vet Kosovën. Si një shtet në zhvillim, me njerëz që bëjnë jetën këtu, si një shtet të hapur në lumin e madh të rrjedhave botërore, apo si një vend i zymtë, i propagandës, i përçarjes, i mbylljes e i sanksioneve, si një vend i zbrazjes së dhimbshme – i thyerjes së madhe përtej së cilës mbesim edhe pak, edhe vet, edhe keq. Këtë zgjedhje unë e kam të qartë! Ketë zgjedhje ju duhet ta keni të qartë. Më 9 shkurt është koha të zgjedhni ju”, ka thënë Abdixhiku.

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu: Gjithçka gati për seancën konstituive të 6 gushtit

Cakolli: Kosova nuk mund të mbetet pafundësisht me ushtrues detyre në postin e presidentit

Tahiri: Aleanca s’do hise në Qeveri, nëse merren parasysh pikat tona do të ndihmojmë konstituimin e institucioneve

LVV-ja pritet të takohet me Abdixhikun, “s’ka marrëveshje në parim me LDK-në”, thotë Nagavci

A pritet të ketë marrëveshje me LDK-në, flet Haxhiu

Kosova News 06/02/2025 06/02/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
20° _ 18°
75%
1 km/h
Fri
34 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

U arrestua në Serbi nën dyshimin për dhënie të informatave për varrezë masive në Kosovë, Hoti: Tentim-vrasje ndaj të vërtetës
15:49 -31/07/2026
Ekstradohet nga Kosova për në Suedi, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar
15:14 -31/07/2026
Dyshohet se dha informacione për një varrezë masive në Kosovë, Serbia arreston një person për “spiunazh”
14:45 -31/07/2026
Zbardhja e krimeve të luftës, Pierce: Hap drejt së vërtetës dhe drejtësisë
14:15 -31/07/2026
Haxhiu: Gjithçka gati për seancën konstituive të 6 gushtit
13:46 -31/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?