KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Për herë të dytë vandalizohet  posteri i Kurtit në Malishevë, VV: Një akt i shëmtuar nga ata të cilëve paniku nga humbja u ka hyrë deri në palcë
Politikë

Për herë të dytë vandalizohet  posteri i Kurtit në Malishevë, VV: Një akt i shëmtuar nga ata të cilëve paniku nga humbja u ka hyrë deri në palcë

Kosova News
Kosova News 15:39 -06/02/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Për herë të dytë brenda pak ditësh nga persona të panjohur janë djegur posterët e kryeministrit Kurti në Malishevë.  

Për këtë ngjarje të shëmtuar ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje në Malishevë e cila ka thënë se ky është një akt nga ata që i ka kapur panikun dhe ankthi i humbjes që i pret, ata tani janë hedhur në sulme vandaliste duke u përpjekur për herën e dytë brenda pak ditësh që ta njollosin figurën e Kryeministrit Kurti, duke shqyer e dëmtuar billbordin e tij të vendosur në hapësirën publike të caktuar ligjërisht.

VV- qendra në Malishevë ka ftuar organet e rendit që të hetojnë këtë akt vandalist dhe fajtorët të vihen para drejtësisë.

Më poshtë reagimi i plotë i Lëvizjes Vetëvendosje

Ja edhe një akt vandalist dhe i shëmtuar nga ata të cilëve paniku nga humbja u ka hyrë deri në palcë!

Pasi që u janë shterrur të gjitha mundësitë, si përdorimi i buxhetit të subvencioneve për blerjen e votave, pasi i kanë fryer listat e familjeve në skemën sociale, pasi i kanë stërmbushur shkollat me militant partiak me nga 3-4 orë mësimi krejt kjo me qëllim shantazhi dhe blerje votash, prapë se prapë çdo përpjekje e tyre për ta shpëtuar fatin e tyre politik për të mbetur me çdo kusht gjallë në skenën politike është e kotë sepse qytetarët e kanë braktisur prej kohësh mendësinë e kastave të tyre zhvatëse e klienteliste.

Të ndodhur në panikun dhe ankthin e humbjes që i pret, ata tani janë hedhur në sulme vandaliste duke u përpjekur për herën e dytë brenda pak ditësh që ta njollosin figurën e Kryeministrit Kurti, duke shqyer e dëmtuar billbordin e tij të vendosur në hapësirën publike të caktuar ligjerisht.

Këta që përdorin si mish për top njerëzit servilë të tyre veç edhe nja tre ditë kanë afat, sepse karriera e tyre politike merr fund me 9 shkurt.

Krejt çka do të mbetet nga e kaluara e tyre është kujtesa qytetare, për hajnitë, korrupsionin, dallaveret dhe trajtimin e Republikës si një plaqkë plotë 20 vjet paslufte sa ishin në pushtet.

Rrugëtimi politikë i tyre përfundon në mbrëmjen e 9 shkurtit, ndërsa qytetarët e bashkuar Cep më Cep do të vazhdojnë me mirëqeverisjen e Kryeministrit Albin Kurti dhe do të vazhdojnë mbështetjen e fuqishme për Lëvizjen VETËVENDOSJE!

Ftojmë organet e rendit që të hetojnë këtë akt vandalist dhe fajtorët të vihen para drejtësisë!

 

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu: Gjithçka gati për seancën konstituive të 6 gushtit

Cakolli: Kosova nuk mund të mbetet pafundësisht me ushtrues detyre në postin e presidentit

Tahiri: Aleanca s’do hise në Qeveri, nëse merren parasysh pikat tona do të ndihmojmë konstituimin e institucioneve

LVV-ja pritet të takohet me Abdixhikun, “s’ka marrëveshje në parim me LDK-në”, thotë Nagavci

A pritet të ketë marrëveshje me LDK-në, flet Haxhiu

Kosova News 06/02/2025 06/02/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
20° _ 18°
75%
1 km/h
Fri
34 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

U arrestua në Serbi nën dyshimin për dhënie të informatave për varrezë masive në Kosovë, Hoti: Tentim-vrasje ndaj të vërtetës
15:49 -31/07/2026
Ekstradohet nga Kosova për në Suedi, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar
15:14 -31/07/2026
Dyshohet se dha informacione për një varrezë masive në Kosovë, Serbia arreston një person për “spiunazh”
14:45 -31/07/2026
Zbardhja e krimeve të luftës, Pierce: Hap drejt së vërtetës dhe drejtësisë
14:15 -31/07/2026
Haxhiu: Gjithçka gati për seancën konstituive të 6 gushtit
13:46 -31/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?