KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare
Politikë

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Kosova News
Kosova News 19:44 -05/02/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, në një intervistë për Telegrafin, ka folur për sfidat e zbatimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, ndikimin e mundshëm të administratës Trump dhe situatën e sigurisë në veri të Kosovës.

Sipas Mandl, marrëveshja e arritur më 27 shkurt në Bruksel dhe aneksi i saj i zbatimit më 18 mars në Ohër po përballen me pengesa për shkak të qasjes së Serbisë.

Ai thekson se Serbia nuk ka qenë e besueshme as në çështje të vogla.

“Nëse Serbia nuk sillet e besueshme në gjëra të vogla, si mund të pritet që pala tjetër të ndërmarrë hapa të mëdhenj?” pyet ai.

I pyetur për mundësinë e një marrëveshjeje përfundimtare gjatë mandatit të administratës Trump, ai thotë se “Një marrëveshje përfundimtare mund të nënkuptojë vetëm njohjen. “…Përndryshe, nuk do të ishte përfundimtare.”

Mandl konsideron se Bashkimi Evropian nuk duhet të pres vetëm nga SHBA-ja, por të angazhohet më shumë për stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Duke komentuar tensionet e fundit, përfshirë rastin “Banjska” dhe shpërthimin në lumin Ibër-Lepenc, Mandl thekson se status quo-ja nuk i shërben stabilitetit rajonal.

“Çdo person i arsyeshëm dhe i ndërgjegjshëm duhet të punojë për të ndryshuar status quo-në për më mirë,” deklaron ai.

Eurodeputeti austriak thotë se Kosova dhe Serbia nuk duhet të presin që BE-ja ose pala tjetër të ofrojë zgjidhje, por të kenë vetë-iniciativë dhe të paraqesin propozime të arsyeshme për dialogun.

Sipas Mandl, e ardhmja e rajonit varet nga njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë, besueshmëria në arenën ndërkombëtare dhe puna e vazhdueshme për forcimin e shtetit të së drejtës dhe arsimit.

Në lidhje me faktin që Milan Radoiçiq vazhdon të lëvizë lirshëm në Serbi, pavarësisht përfshirjes së tij në incidentin e Banjskës, Mandl thekson se ky hezitim i Serbisë nuk është surprizues, duke shtuar se problemi qëndron tek presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

“Por është e rëndësishme të theksohet se po flasim për autoritetet serbe dhe jo për popullin e Serbisë në tërësi,” përfundon Mandl.

Më 27 shkurt 2023 në Bruksel, Kosova dhe Serbia kishin arritur Marrëveshjen Bazë, ndërkaq më 18 mars në Ohër, u arrit pajtimi për Aneksin e zbatimit të marrëveshjes.

Marrëveshja prej 11 nenesh, ndër tjerash parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut.

Brukseli ka akuzuar të dyja palët për moszbatim të marrëveshjes.

Zyrtarë të lartë të Kosovës dhe Serbisë kanë shprehur vazhdimisht qëndrime që lënë të kuptohet se nuk janë të gatshëm t’i përmbahen marrëveshjes.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këmbëngul në nënshkrimin e marrëveshjes, pasi, siç konsideron ai, kjo do të ishte garanci që edhe Serbia do t’i përmbushte obligimet e saj.

Në mes të janarit të 2024-ës ai tha po ashtu se Asociacioni i komunave me shumicë serbe “nuk është prioritet” për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe se nuk duhet veçuar.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kishte qenë i prerë se do të nënshkruajë asnjë marrëveshje që do të nënkuptonte njohjen e Kosovës apo anëtarësimin e saj në Kombet e Bashkuara.

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu: Gjithçka gati për seancën konstituive të 6 gushtit

Cakolli: Kosova nuk mund të mbetet pafundësisht me ushtrues detyre në postin e presidentit

Tahiri: Aleanca s’do hise në Qeveri, nëse merren parasysh pikat tona do të ndihmojmë konstituimin e institucioneve

LVV-ja pritet të takohet me Abdixhikun, “s’ka marrëveshje në parim me LDK-në”, thotë Nagavci

A pritet të ketë marrëveshje me LDK-në, flet Haxhiu

Kosova News 05/02/2025 05/02/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
20° _ 18°
75%
1 km/h
Fri
34 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

U arrestua në Serbi nën dyshimin për dhënie të informatave për varrezë masive në Kosovë, Hoti: Tentim-vrasje ndaj të vërtetës
15:49 -31/07/2026
Ekstradohet nga Kosova për në Suedi, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar
15:14 -31/07/2026
Dyshohet se dha informacione për një varrezë masive në Kosovë, Serbia arreston një person për “spiunazh”
14:45 -31/07/2026
Zbardhja e krimeve të luftës, Pierce: Hap drejt së vërtetës dhe drejtësisë
14:15 -31/07/2026
Haxhiu: Gjithçka gati për seancën konstituive të 6 gushtit
13:46 -31/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?