KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Trump nis procedurat për shuarjen e Departamentit të Arsimit
Botë

Trump nis procedurat për shuarjen e Departamentit të Arsimit

Kosova News
Kosova News 21:07 -04/02/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Administrata e re amerikane ka filluar hartimin e një urdhri ekzekutiv që do të niste procesin e eliminimit të Departamentit të Arsimit, lëvizja më e fundit e presidentit, Donald Trump për të realizuar shpejt premtimet e fushatës.

Lëvizja do të realizohet në dy hapa, sipas burimeve të CNN-it. Urdhri do t’i kërkojë sekretarit të Arsimit të krijojë një plan për të zvogëluar departamentin përmes veprimeve ekzekutive.

Trump do të shtynte gjithashtu që Kongresi amerikan të miratonte legjislacion për të mbyllur departamentin, pasi ata që po punojnë për urdhrin pranojnë se mbyllja e departamentit do të kërkonte angazhimin e Capitol.

Edhe pse thirrjet për të eliminuar departamentin ose për ta bashkuar atë me një agjenci tjetër federale nuk janë të reja, kjo lëvizje historikisht ka dështuar të marrë mbështetje nga Kongresi.

Gjatë mandatit të parë si president, administrata e Trumpit propozoi bashkimin e Departamenteve të Arsimit dhe të Punës në një agjenci federale. Edhe pse republikanët kontrollonin si Dhomën e Përfaqësuesve ashtu edhe Senatin në atë kohë, propozimi nuk kaloi.

Këtë vit, Departamenti i Arsimit po synohet gjithashtu nga Departamenti i Efikasitetit Qeveritar, i udhëhequr nga Elon Musk.

Dhjetëra punonjës të Departamentit të Arsimit u vunë në pushim administrativ me pagesë të premten, si pjesë e përpjekjeve më të gjera të administratës Trump për të larguar punonjësit e lidhur me përpjekjet për diversitet, barazi, përfshirje dhe qasje.

Në fushatën e tij, Trump e ka treguar departamentin si një shenjë të ndërhyrjes federale dhe e ka lidhur atë me çështje të luftës kulturore. “Ne do të largojmë kënetën e arsimit të qeverisë dhe do të ndalojmë keqpërdorimin e parave tuaja të taksapaguesve për të indoktrinuar të rinjtë amerikanë me të gjitha llojet e gjërave që nuk doni t’i dëgjojnë të rinjtë tanë”, tha 78-vjeçari.

Por, edhe nëse ai do të arrinte ta mbyllte departamentin, është e mundur që disa programe dhe financime mund të ruheshin dhe transferoheshin në agjenci të tjera, ashtu siç ishin para krijimit të departamentit në vitin 1979.

Programet federale të financimit për shkollat K-12 që mbështesin arsimimin e studentëve nga familje me të ardhura të ulëta dhe fëmijë me aftësi të kufizuara, për shembull, ekzistonin para krijimit të Departamentit të Arsimit.

Kur presidentët kanë propozuar ulje të buxhetit të departamentit në të kaluarën, Kongresi ka rezistuar dhe ka caktuar financime më të mëdha se sa kërkoi presidenti rreth 71 për qind të kohës, sipas një analize nga Instituti Brookings. Edhe kur administrata e parë e Trump propozoi uljen e buxhetit të departamentit, Kongresi i kontrolluar nga republikanët përfundimisht rriti financimet.

Gjithashtu lexoni:

Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit

Franca miraton ligjin për ndihmën mjekësore në fundin e jetës

Kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëron SHBA-në: Mos ndërhyni në zgjedhjet e Gjermanisë

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Kosova News 04/02/2025 04/02/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani kalon në raundin e dytë të Ligës së Konferencës
22:52 -16/07/2026
Terras: Deklarata e ministres serbe shkatërron besimin në dialog
22:43 -16/07/2026
Konjufca nga Washingtoni: Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati më i afërt dhe partneri ynë strategjik
22:16 -16/07/2026
Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit
21:32 -16/07/2026
Nagavci: Ka klane në LDK që bashkëpunojnë me PDK-në, ndërprerja e bisedimeve nuk është lajm i mirë për vendin
21:02 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?