KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministria e Kulturës probleme me sistemin digjital të aplikimit, sqaron procedurën e ankesave
Tjera

Ministria e Kulturës probleme me sistemin digjital të aplikimit, sqaron procedurën e ankesave

Kosova News
Kosova News 16:26 -05/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Njëri prej përfaqësuesve të Dokufestit, Samir Karahoda, ka thënë dje për Info Magazine të Klan Kosovës se kërkesa e tyre për përkrahje është refuzuar nga Ministria e Kulturës për shkak të mungesës së dokumentacionit.

“Dje e kemi pranu një përgjigje nga ministri i Kulturës ku propozimi ynë është refuzuar për shkak të mungesës së dokumentacionit, mirëpo kjo është diçka që na ka bo pak me u shqetësu, por që festivali veç fillon nesër, edhe ne i kemi planifiku të gjitha aktivitetet duke e paraparë edhe përkrahjen e Ministrisë së Kulturës”, ka thënë Karahoda të enjten në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Fatkeqësisht, kjo nuk është hera e parë që ne ballafaqohemi me këso probleme”.

“Ne shpresojmë që ministria ka me e marrë parasysh ankesën që e kemi dërguar sot edhe që sa më shpejtë ta korrigjojmë vendimin i cili është plotësisht i padrejtë edhe i paarsyetueshëm”.

- Reklamë -

Ndonëse Karahoda e ka lëvduar kalimin e proceseve në sistem digjital, ai e ka kritikuar këtë proces që ka mangësi pasi që organizatorët e Dokufestit e kanë ngarkuar të gjithë dokumentacionin e kërkuar.

“Ministria e Kulturës sivjet ka filluar një proces të ri të aplikimit, siç e dini ka fillu me e digjitalizu formën e aplikimit që ne gjithsesi e përkrahim këtë formë pasi që e eliminon keqpërdorimin edhe është një proces më transparent, fatkeqësisht sistemi digjital ka pasur mangësi ku në aplikacionin tonë del një numër I madh dokumentesh të cilat mungojnë në aplikacion, pra dokumentacioni origjinal nuk është ngarkuar plotësisht”.

“Ne i kemi dëshmitë që i kemi dërgu të gjitha dokumentet edhe ndoshta njëra prej të vetmeve organizata që punojmë plotësisht me rregullohet dhe me ligjet në fuqi, jemi të paktat organizata në Kosovë që i marrim parasysh tepër këto pasi që ne kemi punë me shumë organizata të huaja edhe donatorë të huaj ku gjithsecili ia kërkon. Kjo na ka shqetësuar”.

Mirëpo, në postimin e djeshëm të ministrisë së Kulturës thuhet që palët kanë të drejtë për ankim në afatin e përcaktuar,  t’i nënvizojnë pretendimet ankimore se e posedojnë dokumentacionin përkatës lidhur me kriteret e thirrjes, ta ofrojë të gjithë dokumentacionin faktik që është kërkuar në thirrje dhe të argumentojë në ankesë se gjatë aplikimit online është penguar nga faktorë teknikë apo teknologjikë.

“Megjithatë, nga vlerësimet e brendshme të të gjithë procesit, kemi konstatuar se digjitalizimi i procedurës së aplikimit në këtë thirrje publike, është përcjellë me vështirësi objektive me potencial të zhvlerësimit procedural të aplikimeve jashtë përgjegjësisë së palëve”, thuhet në postimin e Ministrisë së Kulturës.

“Rrjedhimisht, MKRS, duke i zbatuar detyrimet e saj ligjore për qasje transparente dhe të papenguar në procedura administrative, përkatësisht, obligimin që pala të mos pësojë nga pengesat teknike dhe teknologjike gjatë ofrimit të dokumentacionit që e posedon pala dhe të kërkuar me thirrjen publike, do të sigurojë që në procedurën e mjeteve juridike (ankesat e palëve) të shqyrtojë dhe vendosë mbi rastet potenciale që refuzimi i tyre ka ardhur si rezultat i këtyre rrethanave”.

Gjithashtu lexoni:

Teknologjia përmirëson shërbimin/ Protezat e legenit tashmë mund të zgjasin mbi 30 vjet

Modeli i parë BMW Alpina në epokën e re do të jetë një limuzinë e madhe V8

Google hedh themelet për një qendër të inteligjencës artificiale në Indi, investim 15 miliardë dollarë

Përse Zvicra është vendi më i mirë në botë për emigrantët

FOTOGALERI/ Misioni spektakolar i Artemis II në Hënë, nga lëshimi deri te zbritja në Tokë

Kosova News 05/08/2022 05/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
light rain
15° _ 14°
87%
Thu
19 °C
Fri
24 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
25 °C

Lajmet e Fundit

Rriten çmimet e derivateve, nafta dhe benzina më shtrenjtë se dje
09:37 -04/06/2026
Costa: Ka pasur progres të rëndësishëm në dialogun Kosovë-Serbi, duhet të sigurojmë zbatim të plotë të marrëveshjes së Ohrit
09:31 -04/06/2026
Tragjedi në Shqipëri, raportohet se është vrarë një polic
09:07 -04/06/2026
Kosova merr mbështetje nga Brukseli dhe Uashingtoni, por përballet me sfida politike
08:49 -04/06/2026
Moti sot i ndryshueshëm, temperatura deri në 25 gradë Celsius
08:33 -04/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?