Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër nga ora 09:00, do ta bëj pastrimin e rrugës” Aziz Zhilivoda” dhe hapësirave te Shkolla Fillore “Hilmi Rakovica”, parkingjet rreth tyre si dhe hapësirat tjera publike në këtë zonë.
Përveç atyre, komuna njofton se do të bëhet edhe pastrimi i sipërfaqëve të gjelbëruara në këto hapësira dhe i lut qytetarët që nesër të mos i parkojnë automjetet në parkingun paralel me shiritat qarkullues të rrugës dhe as në trotuare, në të kundërt komuna nuk do të marrë përgjegjësi për dëmtime të veturave në këto zona./KosovaNews/
Postimi i plotë:


