KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Prokuroria kërkon paraburgim për bashkëpronarët e “Prishtina Jet”
Siguri

Prokuroria kërkon paraburgim për bashkëpronarët e “Prishtina Jet”

Kosova News
Kosova News 15:58 -05/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se prokurori i çështjes ka kërkuar caktimin e paraburgimit në gjykatën kompetente për të pandehurit M.K., dhe A.B., në drejtim të veprave penale “Mashtrimi” dhe “Shmangia nga tatimi”.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se sipas kërkesës, të pandehurit në vazhdimësi dhe në bashkëkryerje me qëllim që vetes t’i sjellin përfitim pasuror në mënyrë të kundërligjshme i kanë vënë në lajthim një numër të konsiderueshëm bashkatdhetarësh, tani të dëmtuar.

“Përmes Agjencisë Turistike ‘Prishtina Jet’, u kanë shitur të dëmtuarve bileta fiktive për udhëtim me aeroplan nga shtetet e perëndimit për në Kosovë, duke ju ofruar oferta për blerje të biletave fiktive me një çmim shumë më të lirë se sa çmimi real, të cilat fluturime kanë qenë fiktive dhe si të tilla nuk janë realizuar përkundër pagesave që janë bërë nga të dëmtuarit, çka me këtë përpos dëmeve të mëdha financiare, të dëmtuarve dhe familjarëve të tyre u kanë shkaktuar edhe maltretime psikike duke i braktisur dhe lënë nëpër aeroporte të ndryshme të perëndimit pa i realizuar fluturimet e premtuara rrejshëm nga të pandehurit”, thuhet në njoftim.

Tutje sipas njoftimit, të pandehurit në bashkëkryerje e kanë kryer veprën penale “Mashtrimi”, nga nenin 323 të KPRK-së.

“Ndërsa, i pandehuri M.K., në cilësinë e personit përgjegjës të subjektit afarist të lartcekur, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror ka bërë shmangie nga pagesa e tatimeve të parapara me legjislacionin tatimor në Kosovë, në atë mënyrë që i njëjti nuk i ka deklaruar saktë të hyrat dhe arkëtimet e realizuara nga qarkullimi i biznesit të tij te organet kompetente, respektivisht te ATK-ja. Me këtë, i pandehuri kishte për të kryer veprën penale “Shmangia nga tatimi”, nga nenin 307 të KPRK-së”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Gjithashtu lexoni:

Arrestohen dy persona në Prishtinë

Policia në Mitrovicë nis fushatë kundër dhunës në familje

Policia gjen armë e municion në Zubin-Potok

Prokurori Kodraliu në gjykimin për sulmin në Ibër-Lepenc: Sulmi ishte i organizuar dhe i planifikuar

Nis mbyllja e Qendrës së Paraburgimit në Gjilan, objekti do t’i jepet Danimarkës për të burgosurit

Kosova News 05/08/2022 05/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Bogujevci në Panairin e Librit “Presheva 2026”: Libri, urë që na afron
22:54 -09/07/2026
Rexhaj: Është koha për institucione, qytetarët s’kanë kohë për të humbur
22:32 -09/07/2026
Francë – Marok, formacionet zyrtare
21:49 -09/07/2026
Arrestohen dy persona në Prishtinë
21:26 -09/07/2026
Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi
20:22 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?