KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Escobar: Asociacioni nuk duhet të jetë shtet brenda shtetit
Politikë

Escobar: Asociacioni nuk duhet të jetë shtet brenda shtetit

Kosova News
Kosova News 15:56 -05/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

I dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk duhet të jetë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, dhe të krijojë “shtet brenda shtetit”.

Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, Escobar tha se qëndrimi i ShBA-së është që të zbatohen të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, por tha se duhet të ketë diskutim për çështjen e Asociacionit, që të mos bie ndesh me ligjet.

“Ne kemi qenë të qartë se palët janë pajtuar më herët për Asociacionin, prandaj duhet të diskutohet. Megjithatë, Asociacioni nuk duhet të ndërhyjë, nuk duhet të bie në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, nuk duhet të krijojë probleme në funksionalitetin e Kosovës dhe nuk duhet të jetë shtet brenda një shteti”, deklaroi ai.

Escobar tha se ka modele të shumta evropiane, ku minoritetet mund të mbrojnë trashëgiminë e tyre kulturore dhe gjuhën amtare, por pa shkelur kornizën kushtetuese të vendit ku jetojmë.

“Ne duam të gjejmë disa prej këtyre shembujve, dhe ndoshta edhe t’i përdorim si udhëzues për të zbatuar Asociacionin. Prandaj, kam shpresë se mund t’i diskutojmë këto në Bruksel më vonë gjatë këtij muaji”, shtoi ai.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, të enjten ripërsëriti se Kosova duhet ta themelojë sa më shpejt Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Themelimin i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe është dakorduar me dy palët, Kosovën dhe Serbinë, në Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013. Marrëveshja është ratifikuar në parlamentin e Kosovës dhe Kosova duhet t’i plotësojë obligimet ligjore dhe ta implementojë pa vonesa”, tha ai.

Kosova dhe Serbia kanë arritur më 2013 Marrëveshjen për Asociacionin në kuadër të dialgout të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Dy vjet më vonë, palët kanë nënshkruar Marrëveshjen mbi parimet e themelimit të Asociacionit.

Por, po atë vit, Gjykata Kushtetuese e Kosovës tha se disa pika të marrëveshjes nuk ishin në harmoni me aktin më të lartë juridik, dhe tha se ato mund të harmonizohen me ake nënligjore të Qeverisë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kundërshton një asociacion njëetnik, ndërkaq Serbia insiston në krijimin e tij.

Më 18 gusht, Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohen në Bruksel për të vazhduar dialogun, dhe Escobar tha se shpreson që në këtë takim të flitet edhe për Asociacionin.REL

Gjithashtu lexoni:

Osmani ua ndan Medaljen Presidenciale nënave të Srebrenices

Osmani: Paqja është një mundësi e re për t’u ngritur

Williams: Kosova, model frymëzues për shtetet e vogla, për ndërtimin e paqes e përfshirjes së grave në qeverisje

Ish-zëvendësministri i Arsimit nga LDK-ja përshëndet arritjet e UP-së: Po e them publikisht se këto dy vjet arsimi i lartë ka përparuar

Dështimi i 25-të në Kuvend, Haxhiu: Opozita po vepron me inat iracional dhe kundër Kushtetutës

Kosova News 18/08/2022 05/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 11°
80%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
25 °C
Wed
27 °C
Thu
28 °C
Fri
25 °C

Lajmet e Fundit

Osmani ua ndan Medaljen Presidenciale nënave të Srebrenices
13:05 -02/06/2025
Dy shtetas serbë kapen duke kaluar kufirin ilegalisht në Gjilan
12:47 -02/06/2025
Dy të arrestuar pas një konflikti familjar me lëndime trupore në Prishtinë
12:32 -02/06/2025
Nëna e aktivistit të burgosur hyn në ditën e 245 të grevës së urisë, thotë familja
12:29 -02/06/2025
Osmani: Paqja është një mundësi e re për t’u ngritur
12:18 -02/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?