Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka bashkëbiseduar me rininë e Komunës së Podujevës, ku ka thënë se fitorja është e sigurt sepse rinia është vetë energjia.
Konjufca tutje tha se 118 sekonda iu duhen me 9 shkurt që në fletëvotime të zgjedhin numrin e Lëvizjes Vetëvendosje me kryeministrin Albin Kurti dhe 9 kandidatët e tjerë
“Me rininë llapjane u ndalëm për një 70-she.
118 sekonda iu duhen me 9 shkurt që në fletëvotime të zgjedhin numrin e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Kryeministrin Albin Kurti dhe 9 kandidatë të tjerë.
Fitorja është e sigurt sepse rinia është vetë energjia.”, ka shkruar Konjufca në një postim në facebook.


