Presidenti amerikan, Donald Trump ka theksuar se përplasja në ajër midis një helikopteri të ushtrisë amerikane dhe aeroplanit të pasagjerëve të American Airlines është një “situatë e keqe që duket se duhej të ishte parandaluar”.
Sipas tij, aeroplani i pasagjerëve po fluturonte normalisht ndërsa po i afrohej aeroportit “Ronald Regan” në Washinton.
“Helikopteri po shkonte drejt në aeroplan për një periudhë të gjatë kohore. Është natë e kthjellët, dritat në aeroplan po flakëronin, pse helikopteri nuk u ngjit, as u ul, as u kthye. Pse kulla e kontrollit nuk i tha helikopterit se çfarë të bënte në vend që të pyeste nëse e panë aeroplanin”, ka shkruar Trump në platformën e tij “Truth Social”.
Aeroplani dhe helikopteri kanë rënë në lumin “Potomac” pas përplasjes.
Deri më tash nuk ka arritur të nxirret asnjë i mbijetuar, teksa raportohet se janë nxjerrë 18 trupa.
Në avion ndodheshin 60 pasagjerë dhe 4 persona të ekipizhit, ndërkaq në helikopter 3 personel ushtarak.


