KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Itali: Prokuroria heton ndaj kryeministres Meloni
Botë

Itali: Prokuroria heton ndaj kryeministres Meloni

Kosova News
Kosova News 10:06 -29/01/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria në Itali po heton ndaj kryeministres Giorgia Meloni për rastin e lirimit të një drejtuesi të milicëve SDF nga Libia, i cili kërkohej në nivel ndërkombëtar.

Drejtësia italiane po heton ndaj kryeministres Giorgia Meloni për shkak të lirimit të diskutueshëm të një të akuzuari si kriminel lufte nga Libia në kërkim nga Gjykata Penale Ndërkombëtare. Ndërkohë procesi ka nisur. Prokurorët po hetojnë edhe kundër ministrit të Drejtësisë, Carlo Nordio, ministrit të Brendshëm Matteo, Piantedosi dhe sekretarit të Shtetit për Shërbimet Sekrete, Alfredo Mantovano. Meloni deklaroi, se nuk është e detyruar të japë dorëheqjen. Fakti që ndaj saj po hetohet, nuk do të thotë se ajo është fajtore, dhe as se detyrimisht do të pasojë një padi zyrtare. “Unë nuk lejoj të më bëjnë presion, nuk lejoj të më trembin, ndaj unë jam, le të themi, e padëshiruar për ata, që duan, që Italia të ndryshojë dhe të bëhet më e mirë”, shkruan Meloni në Facebook.

Gjykata Penale Ndërkombëtare kërkon sqarim
Italia e ka lënë të lirë një të dyshuar për krime lufte dhe Gjykata Penale Ndërkombëtare do të dijë, se përse Italia e ka lënë atë sërish të lirë. Gjykata Penale Ndërkombëtare e akuzon libianin për tortura dhe përdhunime. Fjala është për Osama Almasri Najeem, shef i policisë kriminale të Libisë dhe një ndër drejtuesit e burgut famëkeq të milicëve SDF të mbështetur nga qeveria në kryeqytetin Tripoli.

Trupa e milicëve, që vepron si një lloj policie ushtarake, akuzohet se gjatë luftës civile në Libi ka kryer një sërë mizorish. Urdhërarresti i Gjykatës Penale Ndërkombëtare kundër Najeem bazohet në krime të kohëve të fundit dhe ndër të tjera me krime në burgjet e SDF. Gjykata Penale Ndërkombëtare e akuzon atë për krime çnjerëzore si vrasje, tortura dhe përdhunime të të burgosurve. Ky rast është mjaft delikat për qeverinë italiane. Më 19 janar, sipas një të dhëne nga Gjykata Penale Ndërkombëtare, Najeem është arrestuar në Torino, por dy ditë më pas sërish është liruar dhe mënjehrë ka udhëtuar për në Tripoli, ku është pritur me brohoritje nga mbështetësit e tij.

Sipas disa njoftimeve në media për flurutimin e Najeem është përdorur një avion i shtetit italian. Si shtet që ka nënshkruar kontratën me Gjykatën Penale Ndërkombëtare Italia duhet t’i dorëzojë personat e dyshuar dhe në kërkim nga kjo gjykatë. Megjithatë qeveria në Romë mbështet truprojën bregdetare të Libisë, që të pengojë migrantët të nisen drejt Italisë. Një proces kundër Najeem në Gjykatën Penale Ndërkombëtare mund të hedhë dritë më shumë mbi atë, se çfarë ndodh në burgjet e SDF-së, ku mbahen edhe migrantë. Mbrojtësit e të drejtave të njeriut akuzojnë Italinë, se përmes marrëveshjeve me qeverinë në Tripoli është bashkëpërgjegjëse për keqtrajtimet në burgjet libiane.

Tajani: Gjykata Penale Ndërkombëtare “nuk është fjala e Zotit dhe as burimi i gjithë së vërtetës”
Ministri i Brendshëm, Piantedosi javën e kaluar tha, se Gjykata e Apelit në Romë udhëzoi lirimin e Najeem, pasi arrestimi i tij u konsiderua jo konform procedurës. Sipas Ministrisë së Brendshme Najeem u lirua, sepse policia lokale nuk pati informuar menjëherë Ministrinë e Drejtësisë për arrestimin – gjë që është e parashikuar në procedurë. Më pas Piantedosi ishte shprehur për Najeem për një “rrezikshmëri sociale”.

Për arsye të sigurisë shtetërore ai ka lëshuar urdhërin e dëbimit. Ndërsa ministri i Jashtëm Antonio Tajani ka deklaruar, se Gjykata Penale Ndërkombëtare “nuk është fjala e Zotit dhe as burimi i gjithë së vërtetës”. Edhe Italia është një vend sovran “dhe ne marrim vendimet tona”. Gjykata Penale Ndërkombëtare heton që prej luftës civile në Libi në vitin 2011 krimet e rënda në këtë vend. Sipas të dhënave të Gjykatës Penale Ndërkombëtare, në valën e arrestimit që pritej i ishte kërkuar Italisë, që të vendoste kontakt me gjykatën, në rast se do të kishte probleme me procesin e arrestimit, Por Najeem është liruar pa njoftuar ose konsultuar më parë Gjykatën Ndërkombëtare/ dw

Gjithashtu lexoni:

Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit

Franca miraton ligjin për ndihmën mjekësore në fundin e jetës

Kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëron SHBA-në: Mos ndërhyni në zgjedhjet e Gjermanisë

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Kosova News 29/01/2025 29/01/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani kalon në raundin e dytë të Ligës së Konferencës
22:52 -16/07/2026
Terras: Deklarata e ministres serbe shkatërron besimin në dialog
22:43 -16/07/2026
Konjufca nga Washingtoni: Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati më i afërt dhe partneri ynë strategjik
22:16 -16/07/2026
Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit
21:32 -16/07/2026
Nagavci: Ka klane në LDK që bashkëpunojnë me PDK-në, ndërprerja e bisedimeve nuk është lajm i mirë për vendin
21:02 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?