KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kallas: Zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi, ”farsë”
Botë

Kallas: Zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi, ”farsë”

Kosova News
Kosova News 20:09 -27/01/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Udhëheqësja e opozitës Sviatlana Tsikhanouskaya, e cila u largua nga Bjellorusia për shkak të trysnisë së qeverisë pasi sfidoi Presidentin Lukashenko në vitin 2020, tha se zgjedhjet e së dielës ishin “një farsë e plotë, një ritual i Lukashenkos”.

Bashkimi Evropian i ka hedhur poshtë zgjedhjet, duke i konsideruar ato jo legjitime dhe zyrtarët e BE-së kanë kërcënuar Minskun me sanksione të reja, njofton AP.

“Bëhet fjalë për zgjedhje të manipuluara në Bjellorusi. Ne jemi me popullin bjellorus. Bjellorusia ndodhet lart në axhendën e Bashkimit Evropian”, tha Kaja Kallas, shefe politikës së jashtme të Bashkimit Evropian.

Kundërshtarët e presidentit Lukashenko, shumë prej të cilëve u burgosën dhe u detyruan të largoheshin nga vendi për shkak të shtypjes së pandërprerë dhe kufizimit të lirisë së shprehjes, i kanë quajtur zgjedhjet jo legjitime, duke i krahasuar ato me zgjedhjet e vitit 2020, që shkaktuan protesta të pashembullta disa mujore në vendin me 9 milionë banorë.

Mediet e pavarura janë ndaluar në ish-republikën sovjetike.

Sipas rezultateve paraprake të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, presidenti Alexander Lukashenko, i cili ka qenë udhëheqës i Bjellorusisë për 31 vite, mori 86.6 për qind të votave në zgjedhjet presidenciale të së dielës.

Ndërsa Perëndimi i cilësoi si jo të lira dhe të padrejta zgjedhjet, Moska tha sot se po festonte fitoren e aleatit të saj Alexander Lukashenko dhe hodhi poshtë kritikat e Perëndimit, duke thënë se ato ishin “të parashikueshme”.

Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas vlerësoi Presidentin amerikan Donald Trump për presionin ndaj Rusisë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

“Diskutuam edhe për gjendjen në Ukrainë. Pres një vazhdim të sanksioneve ndaj Rusisë. Natyrisht që është një gjë e mirë që Presidentit amerikane Donald Trump po bën trysni mbi Rusinë, duke thënë se përfundimi i luftën është në dorën e tyre”, tha ajo.

Vendet perëndimore kanë vendosur vazhdimisht sanksione kundër regjimit të Lukashenkos dhe nuk e konsiderojnë atë një president legjitim të vendit.

Për shkak të pasojave të këtyre sanksioneve, regjimi i Lukashenkos është afruar me Rusinë, duke i lejuar presidentit Vladimir Putin të përdorë territorin e tij për të vendosur trupa ruse dhe për të organizuar sulme kundër Ukrainës.

Gjithashtu lexoni:

Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit

Franca miraton ligjin për ndihmën mjekësore në fundin e jetës

Kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëron SHBA-në: Mos ndërhyni në zgjedhjet e Gjermanisë

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Kosova News 27/01/2025 27/01/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani kalon në raundin e dytë të Ligës së Konferencës
22:52 -16/07/2026
Terras: Deklarata e ministres serbe shkatërron besimin në dialog
22:43 -16/07/2026
Konjufca nga Washingtoni: Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati më i afërt dhe partneri ynë strategjik
22:16 -16/07/2026
Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit
21:32 -16/07/2026
Nagavci: Ka klane në LDK që bashkëpunojnë me PDK-në, ndërprerja e bisedimeve nuk është lajm i mirë për vendin
21:02 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?