KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Prokuroria rekomandon dy vjet burgim dhe 9 mijë euro gjobë për sulmuesin e KFOR-it
Siguri

Prokuroria rekomandon dy vjet burgim dhe 9 mijë euro gjobë për sulmuesin e KFOR-it

Bekim Morina
Bekim Morina 17:51 -27/01/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Është mbajtur seanca gjyqësore ndaj serbit Marko Dantiq, i akuzuar për sulm ndaj KFOR-it në Zveçan më 29 maj 2023. Prokuroria ka rekomanduar qe të njëjtit për dy vepra penale t’i shqiptohet dënim prej dy vitesh burgim efektiv dhe gjashtë muaj të cilat mund të zëvendësohen me nëntë mijë euro gjobë.

Në seancë gjyqësore, gjyqtari Valon Kurtaj tha se është arritur një marrëveshje mes prokurorisë dhe të pandehurit për pranimin e fajësisë për dy vepra penale.

 “A është bërë me vullnetin tuaj ky pranim i fajësisë? Mos rastësisht ju ka bërë dikush ndonjë premtim, ose presion, ose shtytje që të ju bind për të pranuar fajësinë?

Mantiq: Jo, jo.

Gjyqtari: nëse deklaroheni se e pranoni marrëveshjen për pranimin e fajësisë, a mund të tërhiqeni nga marrëveshja? Ju jeni i akuzuar me aktin akuzues për dy vepra penale, për veprën penale për sulm ndaj personit zyrtar dhe pjesëmarrja në veprën penale, a jeni i njoftuar pse jeni i akuzuar?

Mantiq: Po.

Gjyqtari: Si deklaroheni sa i përket këtyre dy veprave penale?

Mantiq: deklarohem njëjtë si në marrëveshje”, kanë thënë ata.

Prokurori special, Bekim Kodraliu tha se me të pandehurin dhe me prezencën e avokatit të tij kanë arritur marrëveshjen për pranimin e fajësisë.

Për dy vepra penale, ai i ka rekomanduar gjykatës dy vjet burgim dhe gjashtë muaj burgim apo 9 mijë euro gjobë.

“I pandehuri në këtë marrëveshje ka hyrë me vullnet të lirë dhe pas konsultimit të mjaftueshëm me avokatin e tij kemi arritur marrëveshjen për pranimin fajësisë për këto dy vepra penale, e që për veprën penale ‘sulm ndaj personit zyrtar e kryer në bashkëkryerje’ kemi rekomanduar që t’i shqiptohet dënim me burg efektiv prej dy vitesh ku në kuadër të këtij dënimi do t’i llogaritet edhe koha e paraburgimit nga data 15.11.2024. Ndërsa për veprën tjetër penale për pjesëmarrje në turmë është kryer vepër penale dhe huliganizëm, t’i shqiptohet dënim me burg prej gjashtë muajsh me mundësi zëvendësimi me gjobë me shumën prej 9 mijë euro”, tha prokurori special.

Gjyqtari Valon Kurtaj tha se kjo marrëveshje aprovohet, e po ashtu edhe dënimi i të akuzuarit.

Palët janë pajtuar që i dënuari për veprën penale për “pjesëmarrjen në turmë dhe huliganizëm” ta paguajë gjobën prej nëntë mijë euro.

Të paktën 25 ushtarë të misionit paqeruajtës të KFOR-it në Kosovë, kishin mbetur të plagosur si pasojë e përleshjeve me qytetarët serbë në komunën e Zveçanit në veri të Kosovës.

NATO kishte dënuar fuqishëm sulmet e paprovokuara kundër trupave të KFOR-it në veri të Kosovës, të cilat kanë çuar në plagosjen e 25 ushtarëve. /KP

Gjithashtu lexoni:

Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig

Paralajmërimi për stuhi, Inspektorati porosit punëdhënësit: Siguroni pajisjet, sidomos kranët në vendpunishte

Vetaksident tragjik në Shirokë, humb jetën një 52-vjeçar pas përplasjes me automjet

OVL e UÇK-së përkujton dëshmorët e korrikut

Humb jetën një person, bie nga lartësia e një objekti në Prishtinë

Bekim Morina 27/01/2025 27/01/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare
19:47 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?