KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Izraeli nuk i lejon kalimet, mijëra palestinezë janë bllokuar në Gaza
Botë

Izraeli nuk i lejon kalimet, mijëra palestinezë janë bllokuar në Gaza

Kosova News
Kosova News 17:10 -26/01/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Donald Trump ka deklaruar se Jordania dhe Egjipti duhet të pranojnë palestinezët nga Gaza e shkatërruar nga lufta.

Presidenti amerikan u bëri thirrje të dy vendeve që të pranojnë njerëz përkohësisht ose përgjithmonë, duke shtuar: “Ne thjesht duhet ta pastrojmë të gjithën”.

“Është fjalë për fjalë një vend rrënimi, pothuajse gjithçka është shkatërruar dhe njerëzit po vdesin atje”, u tha ai gazetarëve pas një telefonate me Mbretin Abdullah të Jordanisë.

Ndërsa tani dhjetëra mijëra njerëz mbeten të bllokuar nga kthimi në veri të Gazës pasi Izraeli akuzoi Hamasin për shkeljen e marrëveshjes së armëpushimit dhe refuzoi të hapte postblloqe për të lejuar kalimet në veri.

Një ditë pas një shkëmbimi të dytë që përfshinte katër gra izraelite të mbajtura peng për 200 të burgosur palestinezë, dhjetëra palestinezë të bllokuar prisnin përgjatë rrugëve kryesore që të çojnë në veri.

Veturat e kamionët ishin të mbingarkuar me dyshekë, ushqim dhe tenda që shërbyen si strehë për më shumë se një vit për ata në zonat qendrore dhe jugore të enklavës.

“Një det njerëzish është duke pritur për një sinjal për t’u kthyer në qytetin e Gazës dhe në veri”, tha Tamer al Burai, një person i zhvendosur nga qyteti i Gazës.

“Kjo është marrëveshja që u nënshkrua, apo jo? Shumë nga ata njerëz nuk e kanë idenë nëse shtëpitë e tyre janë ende në këmbë. Por ata duan të shkojnë pavarësisht, duan të vendosin tendat pranë rrënojave të tyre, ata duan të ndihen në shtëpi”, shtoi ai.

Bëhet e ditur se marrëveshja e armëpushimit – e ndërmjetësuar nga SHBA-ja, Katari dhe Egjipti – lejon që mijëra palestinezë të zhvendosur të kthehen në komunitetet e tyre.

Megjithatë, jo shumë kohë pasi ushtarët femra izraelite u liruan të shtunën, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se nuk do të lejojë që palestinezët të kthehen në Gazën veriore derisa pengu civil Arbel Yehud të lirohet.

Izraeli thuhet se kishte kërkuar që ajo të ishte në listën e pengjeve të liruar dje.

Megjithatë, ajo nuk u përfshi nga Hamasi.

Mendohet se ajo mund të mbahet nga Xhihadi Islamik Palestinez, një grup tjetër militant në Rripin e Gazës.

Gjithashtu lexoni:

Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit

Franca miraton ligjin për ndihmën mjekësore në fundin e jetës

Kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëron SHBA-në: Mos ndërhyni në zgjedhjet e Gjermanisë

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Kosova News 26/01/2025 26/01/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani kalon në raundin e dytë të Ligës së Konferencës
22:52 -16/07/2026
Terras: Deklarata e ministres serbe shkatërron besimin në dialog
22:43 -16/07/2026
Konjufca nga Washingtoni: Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati më i afërt dhe partneri ynë strategjik
22:16 -16/07/2026
Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit
21:32 -16/07/2026
Nagavci: Ka klane në LDK që bashkëpunojnë me PDK-në, ndërprerja e bisedimeve nuk është lajm i mirë për vendin
21:02 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?