Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci së bashku me kyreministrin Albin Kurti dhe ministrin e Kulturës, Hajrulla Çeku kanë takuar komunitetin sportiv ku kanë diskutuar për zhvillimin e sportit në vendin tonë.
Ministri Maqedonci tha se gjatë Qeverisë Kurti 2 është investuar dukshëm në përmirësimin e infrastrukturës sportive si dhe janë rritur subvencionet për të mbështetur zhvillimin e veprimtarive të tyre.
Tutjë, Maqedonci është shprehur ëshë në Qeverinë Kurti 3 do të vazhdohet investimi në sport, pasi sipas tjj Kosova përveçse që është shtet i xhudos, është dhe vend i shumë talentëve sportiv.
“Sporti ka rëndësi vitale për jetën, e sportistët janë një nga hallkat më të rëndësishme të shoqërisë sonë.
Sot, së bashku me kyreministrin Kurti, ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, si dhe kandidatët për deputetë, takuam komunitetin sportiv për të diskutuar për zhvillimin e sportit në vendin tonë.
Ushtria e sporti, veçanërisht disiplinat luftarake janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën, dhe gjatë Qeverisë Kurti 2 është investuar dukshëm në përmirësimin e infrastrukturës sportive si dhe janë rritur subvencionet për të mbështetur zhvillimin e veprimtarive të tyre.
Investimi do të vazhdoj edhe gjatë Qeverisë Kurti 3, sepse Kosova përveçse shtet i xhudos, është dhe vend i shumë talentëve sportiv.
Bashkë për sportistët!
#QeveriaKurti3”, ka shruar ministri Maqedonci në një postim në facebook.


