KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » DnV prezantoi të dhënat nga fushata: Ka rritje të gjuhës së urrejtjes
Politikë

DnV prezantoi të dhënat nga fushata: Ka rritje të gjuhës së urrejtjes

Kosova News
Kosova News 11:48 -25/01/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Rrjeti i organizatave joqeveritare ‘Demokracia në Veprim’ (DnV) ka mbajtur konferencën e radhës, në të cilën ka prezantuar të dhënat më të fundit nga monitorimi i fushatës zgjedhore në terren dhe në hapësirën online.

Violeta Haxholli dhe Rezarta Delibashzade Krasniqi, përfaqësuese të DnV-së, kanë theksuar çështjet kryesore që kanë dalë nga ky proces, duke përfshirë përdorimin e gjuhës së urrejtjes dhe shkeljet procedurale nga subjektet politike.


Një zhvillim shqetësues sipas DnV-së gjatë kësaj periudhe është vendimi i qeverisë së Serbisë për të ndarë para për serbët e Kosovës.


“Kjo është shqetësuese sepse paraja po përdoret si mjet për përcaktimin e votës së qytetarëve serbë”, tha Haxholli.


Sipas saj, subjektet politike kanë vijuar fushatën në një atmosferë relativisht të qetë gjatë javës së dytë. Megjithatë, sipas saj, është evidentuar një rritje shqetësuese e përdorimit të gjuhës së urrejtjes në tubimet elektorale.


“Po vazhdon përdorimi i gjuhës nxitëse e urryese. Rastet e tilla janë rritur në këto dy javë, ku kemi hasur në 62 aktivitete. Më së shumti raste të tilla ka në aktivitetet e Vetëvendosjes, pastaj renditen LDK, AAK e Nisma dhe PDK”, tha Haxholli.


Ajo tutje theksoi se LDK prin me aktivitete në fushatë, pasuar nga PDK, Vetëvendosje dhe AAK. Sa i përket qyteteve prin Prizreni me aktivitete, pastaj vijnë Prishtina, Peja dhe Gjilani.


“Subjektet po i mbajnë lirshëm tubimet, por në 14 raste subjektet politike nuk i kanë paralajmëruar tubimet siç është paraparë me ligj. Rreth 80% e aktiviteteve janë mbajtur në salla sportive, e 20% në lokale private. Në 47% të aktiviteteve kanë marrë pjesë deri në 200 pjesëmarrës, ndërsa tubime të mëdha me mbi 500 persona kanë qenë 13% prej tyre”, tha tutje Haxholli.


Po ashtu, DnV ka vërejtur një përmirësim në respektimin e rregullave që ndalojnë përfshirjen e nxënësve në aktivitete elektorale. Pas pesë rasteve të evidentuara javën e parë, këtë javë nuk është raportuar asnjë rast i tillë.


Rezarta Delibashzade Krasniqi ka prezantuar gjetjet nga monitorimi i hapësirës online, duke theksuar një rritje të dukshme të komenteve të urrejtjes, veçanërisht në videot e shpërndara nga fushata zgjedhore.


“Nga ky proces kemi vërejtur rritje të komenteve të urrejtjes, veçanërisht në videot që shpërndahen nga fushata. Nga monitorimi i portaleve kemi identifikuar 300 mijë komente nga palët e treta. Kjo pasqyron gjuhën e urrejtjes, teksa më së shumti janë gratë që kandidojnë për deputete që janë përballur me gjuhë të tillë”, tha Delibashzade.


Sipas saj gratë që kanë qenë veçanërisht të ekspozuara ndaj gjuhës së urrejtjes janë Besa Kabashi Rama, Jeta Statovci dhe Albulena Haxhiu.

Gjithashtu lexoni:

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime

Kurti pret deputeten e Parlamentit Kantonal të Bernës, Shasime Osmani

Haxhiu: Gjithçka gati për seancën konstituive të 6 gushtit

Cakolli: Kosova nuk mund të mbetet pafundësisht me ushtrues detyre në postin e presidentit

Tahiri: Aleanca s’do hise në Qeveri, nëse merren parasysh pikat tona do të ndihmojmë konstituimin e institucioneve

Kosova News 25/01/2025 25/01/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
19° _ 19°
70%
2 km/h
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C

Lajmet e Fundit

Policia bastis shtëpinë e të dyshuarit për krime lufte në Zubin Potok
22:16 -31/07/2026
Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime
21:19 -31/07/2026
Pacolli: Mbrojtja e mjedisit, standard që duhet respektuar nga secili organizator i ngjarjeve publike
21:14 -31/07/2026
Policia me masa të shtuara sigurie për “Sunny Hill 2026”, paralajmërohen kufizime në trafik
21:09 -31/07/2026
Kurti: Sunny Hill Festival, një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës
20:21 -31/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?