KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Walker: Procesi i gjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve në Hagë, padrejtësi dhe turp
Politikë

Walker: Procesi i gjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve në Hagë, padrejtësi dhe turp

Kosova News
Kosova News 10:34 -25/01/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker, ka shprehur kritika të ashpra ndaj procesit gjyqësor, i cili po zhvillohet ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Hagë.

Në një intervistë për Ekonomia Online, ai ka deklaruar se mënyra se si po trajtohen të akuzuarit nuk përfaqëson drejtësi dhe se një gjykim i tillë është një turp për drejtësinë ndërkombëtare.

Walker ka kritikuar kohëzgjatjen e hetimeve, procesin penal, si dhe mbajtjen e të akuzuarve në paraburgim, sipas tij duke u dhënë shumë pak qasje në botë. Prandaj, edhe e quan një krim që po u bëhet atyre.

“Gjithmonë kam qenë një admirues i madh i gjykatës në Hagë. Kam shkuar atje për të dëshmuar kundër Millosheviçit. Ndjej shumë fort që ajo që ka ndodhur këtu duhet të zbulohet përsëri para botës, dhe një proces gjyqësor është mënyra më e mirë për ta bërë këtë. Megjithatë, procesi që i është imponuar Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit dhe Kadri Veselit nuk është drejtësi. Sipas mendimit tim, është një padrejtësi. Të kesh një hetim që zgjat pothuajse dhjetë vjet, pastaj një ndjekje penale që zgjat mbi tre vjet, dhe të mbash të akuzuarit në paraburgim duke u dhënë shumë pak qasje në botë, për mua është një krim”, ka thënë ai.

Ai deklaroi se Dhomat e Specializuar në Hagë janë duke demonstruar padrejtësinë, kjo pasi sipas tij, parimi i pafajësisë deri në dëshmimin e fajësisë po shkelet në mënyrë flagrante.
“Vërtet ndjej se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë nuk po demonstron drejtësi. Po demonstron të kundërtën. Sipas mendimit tim, dhe mendoja edhe sipas sistemit të drejtësisë në Shtetet e Bashkuara dhe në gjithë botën ku ka drejtësi, i akuzuari konsiderohet i pafajshëm derisa të dënohet. Dhe ti nuk e fut dikë në burg për tre vjet ndërkohë që po zhvillon një gjyq me 400 dëshmitarë”, ka thënë ai.Walker gjithashtu ka kritikuar qasjen kufizuese të Gjykatës Speciale ndaj vizitorëve, përfshirë vështirësitë e tij për të takuar ish-presidentin Thaçi dhe ish-kryetarin e Kuvendit, Veseli.

Ai ka konsideruar absurde pretendimin e gjykatës se të akuzuarit mund të arratisen apo të intimidojnë dëshmitarët, duke e përshkruar gjithë procesin si një turp për drejtësinë ndërkombëtare.

“Thjesht mendoj se ajo që po ndodh në Hagë është një turp. Dhe e them këtë, por për shembull, kam kërkuar të shoh nëse mund të vizitoja dhe të përshëndesja ish-presidentin, ish-kryetarin e Kuvendit. Dhe më është thënë, është shumë e komplikuar. Nuk i lejojnë vizitorët pa lloj-lloj kufizimesh. Të mendosh se duhet të mbash në paraburgim një ish-president, një ish-kryetar Kuvendi, sepse mund të arratisen apo të intimidojnë dëshmitarët, është absurde. Prandaj, komentet e mia për procesin në Hagë janë shumë negative”, ka përfunduar ai.

Gjithashtu lexoni:

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime

Kurti emëron një ish-ushtar të UÇK-së në krye të Komisionit për Persona të Zhdukur

Kurti pret deputeten e Parlamentit Kantonal të Bernës, Shasime Osmani

Haxhiu: Gjithçka gati për seancën konstituive të 6 gushtit

Cakolli: Kosova nuk mund të mbetet pafundësisht me ushtrues detyre në postin e presidentit

Kosova News 25/01/2025 25/01/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
19° _ 19°
70%
2 km/h
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C

Lajmet e Fundit

Policia bastis shtëpinë e të dyshuarit për krime lufte në Zubin Potok
22:16 -31/07/2026
Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime
21:19 -31/07/2026
Pacolli: Mbrojtja e mjedisit, standard që duhet respektuar nga secili organizator i ngjarjeve publike
21:14 -31/07/2026
Policia me masa të shtuara sigurie për “Sunny Hill 2026”, paralajmërohen kufizime në trafik
21:09 -31/07/2026
Kurti: Sunny Hill Festival, një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës
20:21 -31/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?