KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dy shqiptarë non-grata nga Beogradi, Shqipëria i kërkon llogari Serbisë: Rishikoni vendimin
Rajon

Dy shqiptarë non-grata nga Beogradi, Shqipëria i kërkon llogari Serbisë: Rishikoni vendimin

Kosova News
Kosova News 20:53 -23/01/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Serbia ka dëbuar dy shqiptarë që ishin në Beograd për një seminar, me arsyetimin se përbëjnë “rrezik për sigurinë kombëtare”.

Gazmir Memaj nga fondacioni “Mary Ward Loreto” dhe Edlira Lilaj nga organizata “Help” në Tiranë, ishin pjesë e 14 anëtarëve të shoqërisë civile që vinin edhe nga Austria, Kroacia, Sllovenia, Republika Çeke, Rumania, Moldavia e Maqedonia e Veriut, e të cilëve u është ndaluar hyrja në Serbi për një vit nga shërbimi sekret serb e policia e këtij vendi. 

Memaj e Lilaj kanë thënë se ky është sulm ndaj shoqërisë civile, ndërsa theksojnë se nuk u është dhënë asnjë shpjegim për vendimin, raportoi “TCH”.

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani ka thirrur në takim ambasadorin e Serbisë dhe ka kërkuar llogari për këtë ngjarje.

“Këtë veprim nuk e konsiderojmë në përputhje me dëshirën dhe përpjekjet tona për të ruajtur marrëdhënie të mira fqinjësore dhe me ndikim negativ në lëvizjen e lirë të shtetasve tanë. MEPJ kërkoi sqarime lidhur me këtë rast dhe theksoi nevojën që autoritetet serbe të rishikojnë dhe të marrin në konsideratë apelimin e vendimeve të marra. U kërkua gjithashtu që të mos lejohet përsëritja e ngjarjeve të tilla në të ardhmen. Ky rast është duke u ndjekur me vëmendje të plotë nga Ambasada Shqiptare në Beograd”, thuhet në reagimin e Ministrisë. 

Gjithashtu lexoni:

4 vatra zjarri aktive në Shqipëri

Edhe një parti e re në Maqedoni, u themelua Lëvizja “Arbëria”

Lladrovci: Zjarri në Gjergjicë përbën rrezik, në Golesh është me intensitet më të ulët

Qytetarët ankohen për kolona të gjata në Prishtinë, Komuna flet për përmirësim

Telefonatë anonime alarmon për bombë në Kuvend – Evakuim i plotë dhe kontrolle me qen nga njësitë speciale (VIDEO)

Kosova News 23/01/2025 23/01/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
19° _ 18°
48%
1 km/h
Sat
36 °C
Sun
37 °C
Mon
37 °C
Tue
36 °C
Wed
19 °C

Lajmet e Fundit

4 vatra zjarri aktive në Shqipëri
18:06 -05/07/2025
Dugolli takon Sekretarin Amerikan të Shtetit: Krenar për lidhjet e forta me SHBA-në
18:00 -05/07/2025
Bota po pyet veten dhe po kërkon një shpjegim: Pse Ronaldo nuk erdhi në funeralin e Jotas?
17:55 -05/07/2025
Edhe një parti e re në Maqedoni, u themelua Lëvizja “Arbëria”
17:52 -05/07/2025
Ardon Jashari nuk udhëton me Club Brugge për ndeshjet miqësore – po kërkon kalimin tek Milani
17:49 -05/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?