Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës, ka bërë premtime në fushatat elektorale për projektet të cilat janë duke u realizuar në qeverisjen Kurti.
Ministri Çeku ka thënë se projektet të cilat është duke i premtuar kjo parti janë bërë me fotografi me AI, pa asnjë lidhje me realitetin.
Tutje, Çeku ka thënë se Lodhja demokratike nuk kalon.
“Premtojnë projekte që veç janë duke u realizuar. Publikojnë fotografi me AI, pa asnjë lidhje me realitetin.
Postimet i kanë me sponsorizime, komentet me profile false, pëlqimet me like të blerë, tubimet me autobusë.
Nuk kanë as ide e as vullnet. Prandaj, normalisht që bëjnë gafa kur flasin. Sepse nuk e kanë seriozisht.
Lodhja demokratike nuk kalon!”, ka bërë të ditur ministri Çeku në një postim në facebook.


