KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S’ka rizotim, por sqarim
Politikë

Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S’ka rizotim, por sqarim

Kosova News
Kosova News 23:15 -22/01/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka reaguar pas publikimit të letrës së dërguar Komandantit të KFOR-it lidhur me ngjarjen e 24 nëntorit 2024, ku Garda Ceremoniale e FSK-së ishte angazhuar në veri të vendit në një ceremoni mortore.

Në deklaratën e tij, ministri ka theksuar se letra nuk përbën asgjë të re për publikun dhe se qëllimi i saj ishte vetëm për të sqaruar rrethanat e angazhimit të FSK-së në atë zonë, duke siguruar që ky veprim nuk kishte për qëllim tensionimin e situatës.

“S’ka rizotim, por sqarim”, ka deklaruar ministri, duke shtuar se letra nuk mund të interpretohet si një rizotim, pasi për angazhimin e FSK-së në veri të Kosovës ekziston një dokument në fuqi i dhënë si zotim nga ish-Kryeministri Hashim Thaçi në prill të vitit 2013. Ky dokument përcakton kushtet e operimit dhe koordinimit mes FSK-së dhe KFOR-it në atë pjesë të vendit.

Maqedonci ka ritheksuar se personalisht nuk pajtohet me zotimin e vitit 2013, duke e cilësuar atë si të gabuar dhe të dëmshëm për ushtrinë e Kosovës me pasoja afatgjata.

Megjithatë, ai ka nënvizuar se Ministria e Mbrojtjes dhe Qeveria e Kosovës do ta respektojnë këtë zotim për aq kohë sa mbetet në fuqi, duke treguar përgjegjësi institucionale.

“Përgjegjësia jonë dhe e Komandantit të KFOR-it, duke pasur parasysh ekzistencën e zotimit të vitit 2013, është të sigurojmë njëri-tjetrin që çdo angazhim ushtarak në veri të bëhet në mënyrë të koordinuar”, përfundoi ministri në reagimin e tij.

Në letër thuhet se “Ministria e Mbrojtjes dhe Qeveria e Kosovës do ta respektojë zotimin e bërë përmes letrës së datës 19 prill 2013 nga ish-kryeministri Thaçi, i cili zotohet se Forca e Sigurisë së Kosovës do të ndërmerrte një mision në pjesën veriore të Republikës së Kosovës vetëm me pëlqimin paraprak të KFOR-it”, thuhet në letrën e Maqedoncit, dërguar Barduanit.

Gjithashtu lexoni:

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime

Kurti emëron një ish-ushtar të UÇK-së në krye të Komisionit për Persona të Zhdukur

Kurti pret deputeten e Parlamentit Kantonal të Bernës, Shasime Osmani

Haxhiu: Gjithçka gati për seancën konstituive të 6 gushtit

Cakolli: Kosova nuk mund të mbetet pafundësisht me ushtrues detyre në postin e presidentit

Kosova News 22/01/2025 22/01/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
19° _ 19°
70%
2 km/h
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C

Lajmet e Fundit

Policia bastis shtëpinë e të dyshuarit për krime lufte në Zubin Potok
22:16 -31/07/2026
Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime
21:19 -31/07/2026
Pacolli: Mbrojtja e mjedisit, standard që duhet respektuar nga secili organizator i ngjarjeve publike
21:14 -31/07/2026
Policia me masa të shtuara sigurie për “Sunny Hill 2026”, paralajmërohen kufizime në trafik
21:09 -31/07/2026
Kurti: Sunny Hill Festival, një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës
20:21 -31/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?