KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Abdixhiku: Rruga Dollc-Gjakovë do të përfundojë në javët e para të qeverisë
Politikë

Abdixhiku: Rruga Dollc-Gjakovë do të përfundojë në javët e para të qeverisë

Kosova News
Kosova News 19:34 -22/01/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjakova ishte ndalesa e radhës për Lidhjen Demokratike të Kosovës, aty ku para simpatizantëve shpalosën programin politik e projektet për këtë komunë. Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku tha se ndryshimi i premtuar po merr formë, trajtë e kuptim.

“Ky rrugëtim i yni historik po formësohet edhe në Gjakovë, Gjakovën e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kjo Gjakovë, djep i së djathtës, shtëpi e intelektualizmit, e përparimit. Kjo Gjakovë burim i sakrificës, dëshmorëve, patriotëve, simbol i dhimbjes, qëndresës e vetë rezistencës”, tha para gjakovarëve në tubimin politik.

Ai ka përmendur projektet që ka plan për këtë qytet, nëse arrin të jetë në krye të qeverisë pas 9 shkurtit.

“Ashtu siç është historiku juaj kulturor, ashtu do ta trajtojmë Çarshinë e Vjetër të Gjakovës, është pasuri kombëtare, do ta keni mbështetjen e LDK-së. Po ashtu, qeveria jonë parasheh që rruga nga Kosharja në bjeshkë të Botushës, të Babaj të Bokës deri në Bjeshkë të Brovinës të përfundohet me mbështetje të qeverisë qendrore. Rruga Dollc- Gjakovë do të përfundojë sa më parë. Do të jem në terren personalisht, që në javët e para të qeverisë së re, të shoh se si po shkojnë këto punime. Dhe për të gjithë sportdashësit, stadiumin e Gjakovës do ta keni të plotë, të keni jetë të mirë e sport,  siç jeni sportdashës të mëdhenj. Për të gjithë të rinjtë , kemi programin kombëtar për trajnimin në teknologji. 40 mijë të rinj gjithandej Kosovës me fokus në Gjakovë, do të trajnohen në fushën e teknologjisë informative”, tha para gjakovarëve, Abdixhiku. .

Kreu i PDHDK-së, Zef Morina që është në listë zgjedhore me LDK-në, ka shprehur bindjen se së bashku do të jenë fitues më 9 shkurt.

“LDK duhet të fitojë besimin tuaj, siç e ka fituar në kohën e presidentit historik, Ibrahim Rugova. Programi i LDK-së, është programi më i mirë”.

Ndërkaq, Shefqet Shehu kryetar i Degës së LDK-së në Gjakovë dhe kandidat për deputet, tha se me Lumir Abdixhikun kryeministër, Gjakova do të përkrahet me gjithçka që i duhet.

Gjithashtu lexoni:

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime

Kurti pret deputeten e Parlamentit Kantonal të Bernës, Shasime Osmani

Haxhiu: Gjithçka gati për seancën konstituive të 6 gushtit

Cakolli: Kosova nuk mund të mbetet pafundësisht me ushtrues detyre në postin e presidentit

Tahiri: Aleanca s’do hise në Qeveri, nëse merren parasysh pikat tona do të ndihmojmë konstituimin e institucioneve

Kosova News 22/01/2025 22/01/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
19° _ 19°
70%
2 km/h
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C

Lajmet e Fundit

Policia bastis shtëpinë e të dyshuarit për krime lufte në Zubin Potok
22:16 -31/07/2026
Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime
21:19 -31/07/2026
Pacolli: Mbrojtja e mjedisit, standard që duhet respektuar nga secili organizator i ngjarjeve publike
21:14 -31/07/2026
Policia me masa të shtuara sigurie për “Sunny Hill 2026”, paralajmërohen kufizime në trafik
21:09 -31/07/2026
Kurti: Sunny Hill Festival, një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës
20:21 -31/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?