KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministrja Rizvanolli në Davos: Kosova synon energji të pastër dhe të qëndrueshme
Ekonomi

Ministrja Rizvanolli në Davos: Kosova synon energji të pastër dhe të qëndrueshme

Kosova News
Kosova News 18:34 -21/01/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ku Kosova përfaqësohet me hapësirën e saj dhe një vizion për zhvillimin ekonomik dhe energjinë e qëndrueshme.

Në fjalën e saj, ministrja Rizvanolli theksoi arritjet gjatë mandatit aktual dhe planet ambicioze për transformimin e sektorit energjetik në Kosovë.

“Gjatë mandatit tonë kemi dyfishuar eksportet dhe investimet e tyre. Kemi gjeneruar 33 për qind më shumë të ardhura tatimore, pa rritur tatimet, por duke harmonizuar administratën dhe duke digjitalizuar mbi 100 shërbime administrative,” tha Rizvanolli.

Ajo foli edhe për sfidat në sektorin e energjisë, duke theksuar varësinë aktuale nga linjiti dhe nevojën për të kaluar drejt burimeve të ripërtërishme të energjisë.

“Tema e këtij paneli, shfrytëzimi i energjisë së pastër për një të ardhme të qëndrueshme, është një prej fushave ku Kosova ka vizion dhe demonstron ambicie të madhe. Aktualisht, mbi 90 për qind e energjisë elektrike përdoret nga linjiti. Këto resurse, që kanë shtyrë përpara rritjen ekonomike, nuk përputhen më me aspiratat tona për një ambient më të shëndetshëm dhe një planet më të pastër,” deklaroi ajo.

Ministrja Rizvanolli njoftoi për objektivat konkrete të Kosovës në këtë drejtim.

“Synojmë të ulim emetimin e gazrave serë për 30 për qind dhe të rrisim energjinë e ripërtërishme për 25 për qind. Planifikojmë të ndërtojmë 1300 megavatë kapacitete të reja për energji të ripërtërishme, duke përfshirë energjinë diellore,” tha ajo.

Ajo shtoi se tranzicioni energjetik i Kosovës do të vendosë qytetarët në qendër të procesit.

“Kjo nënkupton ruajtjen e përballueshmërisë, mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm dhe ofrimin e qasjes në investime dhe efikasitet energjetik për të gjithë. Asnjë qytetar nuk do të mbetet prapa në këtë proces,” përfundoi Rizvanolli.

Kjo është hera e parë që Kosova përfaqësohet me “Shtëpinë e Kosovës” në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

Gjithashtu lexoni:

Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”

Ndalet Zvicra, Katari merr pikën e saj të parë historike

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë, flasin nga QKUK-ja

KEDS-i punon nesër në rrjet, reduktime në këto lokalitete

Panairi në Lucernë/ Kusari-Lila prezanton mundësitë e investimeve në Kosovë

Kosova News 21/01/2025 21/01/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
83%
1 km/h
Sun
26 °C
Mon
26 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C

Lajmet e Fundit

Kupa e Botës 2026, vidhen pajisjet e kombëtares së Anglisë në Kansas City. Policia bën dy arrestime
23:38 -13/06/2026
Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”
23:34 -13/06/2026
Ndalet Zvicra, Katari merr pikën e saj të parë historike
23:30 -13/06/2026
73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë, flasin nga QKUK-ja
23:28 -13/06/2026
KEDS-i punon nesër në rrjet, reduktime në këto lokalitete
23:24 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?