Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se është restauruar vetura e ish-presidentit Ibrahim Rugova nga Presidenca e Kosovës.
Në 19-vjetorin e vdekjes së ish-presidentit Rugova, presidentja Osmani tha se vetura që sfidoi vdekjen, sot dëshmon përjetësinë e presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova
“Tanimë e restauruar nga Presidenca, vetura që sfidoi vdekjen, sot dëshmon përjetësinë e presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova.”, ka bërë të ditur presidentja Osmani përmes një njoftimi në facebook.


