KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rrjeti TikTok jashtë funksionit për përdoruesit amerikanë
Botë

Rrjeti TikTok jashtë funksionit për përdoruesit amerikanë

Kosova News
Kosova News 13:13 -19/01/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

TikTok ndaloi së funksionuari në Shtetet e Bashkuara të shtunën vonë dhe u zhduk nga aplikacionet e Apple dhe Google, përpara hyrjes në fuqi të një ligji që kërkon mbylljen e rrjetit të përdorur nga 170 milionë amerikanë.

Presidenti i zgjedhur Donald Trump tha më herët të shtunën se “me shumë gjasa” do t’i jepte TikTok-ut edhe një afat 90 ditësh pasi të merrte detyrën të hënën, një premtim që rrejti TikTok e citoi në një njoftim të postuar për përdoruesit e këtij aplikacioni.

Rrjeti TikTok, i cili është në pronësi të ByteDance të Kinës, u tha përdoruesve që përpiqeshin të përdorin aplikacionin të shtuan vonë se “në SHBA është miratuar një ligj që ndalon TikTok-un. Fatkeqësisht, kjo do të thotë që nuk mund ta përdorni atë për momentin. Jemi me fat që Presidenti Trump ka treguar se ai do të punojë me ne për një zgjidhje për të rivendosur TikTok-un sapo ai të marrë detyrën…”.

Sipas ligjit të miratuar nga Kongresi dhe të nënshkruar nga Presidenti Joe Biden vitin e kaluar, kompanisë mëmë kineze të rrjetit TikTok i ishte dhënë një afat prej 9 muajsh që t’ia shiste degën në Shtetet e Bashkuara një blerësi të miratuar paraprakisht. Ligji i lejon gjithashtu presidentit që të bëjë një shtyrje të afatit, nëse ka filluar procesi për shitjen.

“Mendoj se do të ishte sigurisht një mundësi që do ta shqyrtonim… Shtyrja 90-ditore është diçka që me të gjitha gjasat do të ndodhë, pasi është e përshtatshme. Është e përshtatshme”, i tha Presidenti i zgjedhur Trump, drejtueses së emisionit “Meet the Press”, Kristen Welker, gjatë një interviste nëpërmjet telefonit. “Nëse vendos ta bëj këtë, ndoshta do ta njoftoj të hënën”, tha ai./ VOA

Gjithashtu lexoni:

Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit

Franca miraton ligjin për ndihmën mjekësore në fundin e jetës

Kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëron SHBA-në: Mos ndërhyni në zgjedhjet e Gjermanisë

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Kosova News 19/01/2025 19/01/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
18° _ 18°
88%
Fri
35 °C
Sat
35 °C
Sun
34 °C
Mon
32 °C
Tue
30 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani kalon në raundin e dytë të Ligës së Konferencës
22:52 -16/07/2026
Terras: Deklarata e ministres serbe shkatërron besimin në dialog
22:43 -16/07/2026
Konjufca nga Washingtoni: Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati më i afërt dhe partneri ynë strategjik
22:16 -16/07/2026
Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit
21:32 -16/07/2026
Nagavci: Ka klane në LDK që bashkëpunojnë me PDK-në, ndërprerja e bisedimeve nuk është lajm i mirë për vendin
21:02 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?