Një person me nënshtetësi gjermane ka raportuar në Policinë e Kosovës se disa persona të panjohur i kanë vjedhur veturën BMW X5 me targa gjermane.
Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në Fushë-Kosovë dhe po vazhdon të hetohet.
“Fushë Kosovë, 03-04.08.2022-10:00-21;20. Ankuesi mashkull me nënshtetësi gjermane, ka raportuar se të dyshuar të panjohur i kanë vjedhur veturën BMW X/5 me targa gjermane”, thuhet në raportin policor. Rasti nën hetime.


