KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Biden konfirmon marrëveshjen e armëpushimit mes Hamasit dhe Izraelit
Botë

Biden konfirmon marrëveshjen e armëpushimit mes Hamasit dhe Izraelit

Kosova News
Kosova News 21:53 -15/01/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden konfirmoi të mërkurën arritjen e marrëveshjes së armëpushimit dhe për lirimin e pengjeve mes Izraelit dhe Hamasit.

“Mund të deklaroj që marrëveshja e armëpushimit dhe pengjeve është arritur ndërmjet Izraelit dhe Hamasit,” deklaroi Presidenti Biden nga Shtëpia e Bardhë. Ai tha se marrëveshja ishte arritur pas 15 muaj vuajtjesh dhe do të shoqërohet me shtimin e ndihmave humanitare në Gazë.

“Luftimet në Gazë do të ndërpriten dhe së shpejti pengjet do të kthehen në shtëpi tek familjet e tyre”, tha ai.

“Sot, pas shumë muajsh diplomacie intensive nga Shtetet e Bashkuara me Egjiptin dhe Katarin, Izraeli dhe Hamasi arritën një marrëveshje armëpushimi dhe për lirimin e pengjeve. Kjo marrëveshje do t’i ndalë luftimet në Gazë, do të shtojë ndihmat shumë të nevojshme humanitare për civilët palestinezë dhe do t’i bashkojë pengjet me familjet e tyre pas më shumë se 15 muajsh”, tha Presidenti Biden nga Shtëpia e Bardhë.

Kryeministri i Katarit Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani gjithashtu njoftoi se marrëveshja e armëpushimit ndërmjet Izraelit dhe Hamasit do të hyjë në fuqi të dielën. Sipas tij, negociatorët po punojnë me Izraelin dhe Hamasin për hapat që duhet ndërmarrë drejt zbatimit të marrëveshjes.

Palestinezët festuan nëpër rrugët e Gazës, ku po përballen me krizë humanitare për shkak të mungesës së ushqimeve, ilaçeve dhe karburanteve.

“Jam e lumtur, po qaj, po janë lot gëzimi”, tha Ghada, një nënë palestineze e pesë fëmijëve.

Familjarët e pengjeve izraelite dhe miqtë e tyre po ashtu e pritën me gëzim lajmin e armëpushimit.

“Ne, familjet e 98 pengjeve, e mirëpresim me gëzim të jashtëzakonshëm dhe me lehtësim marrëveshjen për të na i kthyer të dashurit tanë në shtëpi”, thanë ata përmes një deklarate.

Presidenti Joe Biden gjithashtu vlerësoi “punën e fortë të diplomacisë amerikane” për arritjen e marrëveshjes.

“Kam paraqitur kornizën e saktë të këtij plani më 31 maj 2024, pas së cilës ai u mbështet unanimisht nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së”, theksoi Presidenti Biden. “Diplomacia ime nuk pushoi kurrë në përpjekjet për ta realizuar këtë.”

Komentet e Biden erdhën pakë kohë pasi presidenti i zgjedhur Donald Trump në një postim në mediat sociale pretendoi se fitorja e tij në zgjedhje ishte ajo që solli marrëveshjen.

Presidenti i zgjedhur Trump mbështet marrëveshjen e armëpushimit

Presidenti i zgjedhur Donald Trump përshëndeti marrëveshjene e armëpushimit në Rripin e Gazës, e cila përfshinë lirimin e një pjese të pengjeve përmes një postimi në rrjetin e tij social Truth Social.

“Ne kemi një marrëveshje për lirimin e pengjeve në Lindjen e Mesme. Ata do të lirohen së shpejti. Faleminderit!”, thuhet në postimin e Presidentit të zgjedhur Trump.

I dërguari i posaçëm i Presidentit të zgjedhur Trump iu bashkua këshilltarit të Presidentit Biden për Lindjen e Mesme në bisedimet e zhvilluara në Doha të Katarit.

“Marrëveshja epike e armëpushimit u bë e mundur për shkak të fitores sonë historike në nëntor, që sinjalizoi të gjithë botën se administrata ime kërkon paqe dhe marrëveshje të nogociuara për të garantuar sigurinë e të gjithë amerikanëve dhe aleatëve tanë”, thuhet në postimin e zotit Trump. “Jam i gëzuar që pengjet amerikane dhe izraelite do të kthehen në shtëpi dhe do të bashkohen me familjet dhe të dashurit e tyre”.

Presidenti i zgjedhur Trump u zotua javën e kaluar se nëse nuk do të arrihej një marrëveshje armëpushimi para fillimit të mandatit të tij, atëherë Hamasi do të përballej me pasoja të mëdha.

Zoti Trump gjithashtu tha se i dërguari i tij për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff do të vazhdojë “të punojë ngushtë me Izraelin dhe aleatët tanë për t’u siguruar që Gaza kurrë të mos bëhet strehë e sigurtë për terroristët”.

Komentet e Biden erdhën pakë kohë pasi presidenti i zgjedhur Donald Trump në një postim në mediat sociale pretendoi se fitorja e tij në zgjedhje ishte ajo që solli marrëveshjen.

Netanyahu: Marrëveshja e armëpushimit ende nuk është arritur

Zyra e Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu tha se marrëveshja e armëpushimit me Hamasin ende nuk është arritur dhe se detajet e fundit të kësaj marrëveshje ende janë duke u shqyrtuar. Njoftimi nga zyra e tij vjen pasi një numër ndërmjetësish thanë se Izraeli dhe Hamasi kishin rënë dakord për një marrëveshje armëpushimi në Gazë dhe lirimin e dhjetëra pengjeve pas luftës 15 mujore.

Zyra e Kryeministrit Netanyahu tha përmes një deklarate se ka ende detaje të pazgjidhura dhe shpresonte se “zgjidhja e tyre do të përfundonte sonte”

Marrëveshja pritet të ndërprej përkohësisht luftimet dhe jep shpresë për përfundimin e njërit prej konflikteve më të përgjakshme mes Izraelit dhe Hamasit, që destabilizoi tërë Lindjen e Mesme dhe nxiti protesta nëpër gjithë botën.

Paraprakisht, zyrtarë pranë bisedimeve njoftuan më herët të mërkurën se Izraeli dhe Hamasi arritën marrëveshje për armëpushim në Gazë, pas konfliktit 15 muajsh me dhjetëra mijëra vikatima dhe që tronditi Lindjen e Mesme.

Qeveria e Izraelit do të votojë për marrëveshjen ditën e enjte, sipas një zytari qeveritar izraelit.

Marrëveshja, e cila ende nuk është shpallur zyrtarisht, parasheh një fazë fillestare të armëpushimit prej gjashtë javësh dhe përfshin një tërheqje graduale të forcave izraelite nga Gaza dhe lirimin e pengjeve që po mbahen nga Hamasi në këmbim të palestinezëve të burgosur nga Izraeli, i tha një zyrtar agjencisë së lajmeve Reuters.

Marrëveshja vjen pas përpjekjeve të vazhdueshme për të ndërmjetësuar një marrëveshje nga Egjipti dhe Katari, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.

Marrëveshja u arrit në prag të inaugurimit të Presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump, që do të mbahen me 20 janar.

Hamasi i tha agjencisë Reuters se delegacioni i tij u ka dorëzuar ndërmjetësve miratimin e grupit militant për marrëveshjen e armëpushimit dhe për kthimin e pengjeve.

Marrëveshja parasheh futjen e 600 kamionëve me ndihma humanitare çdo ditë në Gazë , 50 prej të cilëve me karburant, ndërkohë që gjysma e tyre do të dërgohen në pjesën veriore të Gazës.

Negociatat për fazën e dytë të marrëveshjes pritet të fillojnë para ditës së 16 të fazës së parë dhe pritet të përfshijnë lirimin e të gjitha pengjeve të mbetura, si dhe të ushtarëve izraelitë të marrë peng nga Hamasi. Negociatat do të trajtojnë edhe armëpushimin e përhershëm dhe tërheqjen e plotë të ushtarëve izraelitë./ VoA

Gjithashtu lexoni:

Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit

Franca miraton ligjin për ndihmën mjekësore në fundin e jetës

Kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëron SHBA-në: Mos ndërhyni në zgjedhjet e Gjermanisë

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Kosova News 15/01/2025 15/01/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
18° _ 18°
88%
Fri
35 °C
Sat
35 °C
Sun
34 °C
Mon
32 °C
Tue
30 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani kalon në raundin e dytë të Ligës së Konferencës
22:52 -16/07/2026
Terras: Deklarata e ministres serbe shkatërron besimin në dialog
22:43 -16/07/2026
Konjufca nga Washingtoni: Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati më i afërt dhe partneri ynë strategjik
22:16 -16/07/2026
Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit
21:32 -16/07/2026
Nagavci: Ka klane në LDK që bashkëpunojnë me PDK-në, ndërprerja e bisedimeve nuk është lajm i mirë për vendin
21:02 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?