Policia e Kosovës njofton se e ka arrestuar të enjten një person në veri të Mitrovicën, nën dyshimin se ai ka dhunuar gruan me të cilën bashkëjetonte
Në fakt është vetë gruaja me të cilën bashkëjetonte i dyshuari që e ka raportuar rastin në polici.
“Viktima femër kosovare ,ka njoftuar se është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin bashkëjeton. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti me vendim te prokurorit dërgohet ne mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./KosovaNews/


