KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Zëvendësministrja Gashi: Kosova kërkon përkrahje nga BE-ja për integrimin euroatlantike
Politikë

Zëvendësministrja Gashi: Kosova kërkon përkrahje nga BE-ja për integrimin euroatlantike

Kosova News
Kosova News 19:10 -14/01/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Liza Gashi, ka marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të përfundimit të kryesimit të Këshillit të Bashkimit Evropian nga Hungaria.

Zëvendësministrja Gashi e falënderoi ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Béla Bozsik, për bashkëpunimin e treguar me institucionet tona dhe e përgëzoi për angazhimin që Hungaria ka treguar gjatë kryesimit të Presidencës në Bashkimin Evropian.

“Duke reflektuar mbi angazhimin e Presidencës Hungareze të BE-së, zëvendësministrja Gashi vuri në pah se kjo periudhë ka përkuar me një kohë të trazuar për Bashkimin Evropian, e cila u karakterizua nga sfida të shumta gjeopolitike, duke përfshirë luftën në Ukrainë, konfliktet në Lindjen e Mesme dhe Afrikë, si dhe çështje të tjera, si migrimi i paligjshëm dhe konkurrenca ekonomike”, njofton MPJD-së.

Sipas njoftimit, zëvendësministrja Gashi tha se Presidenca Hungareze ka shënuar suksese të rëndësishme, duke përfshirë miratimin e paketës së 15-të të sanksioneve për Ukrainën dhe anëtarësimin historik të Rumanisë dhe të Bullgarisë në Zonën Schengen.

“Një nga arritjet e rëndësishme për Kosovën gjatë kësaj periudhe ishte miratimi i programeve të reformave të vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë Kosovën, në kuadër të Programit të Reformës dhe Rritjes. Ky vendim hapi rrugën për një paketë ndihme prej 6 miliardë eurosh, duke përforcuar përkushtimin e BE-së ndaj këtij rajoni”, tha Gashi.

Gjithashtu, zëvendësministrja Gashi e vlerësoi Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Budapest, ku Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, zhvilloi takime me liderë të rëndësishëm të BE-së, duke përfshirë kryeministrin hungarez, Viktor Orbán. Në këtë samit u theksua nevoja për t’i hequr masat e padrejta ndaj Kosovës dhe për ta avancuar aplikimin e saj për statusin e kandidatit në BE.

Gashi theksoi zhgënjimin për mungesën e progresit në heqjen e plotë të masave të padrejta dhe për mosnisjen e procesit formal për statusin e kandidatit të Kosovës. Ajo shprehu shqetësimin se BE-ja vazhdon ta lidhë integrimin e Kosovës me dialogun me Serbinë, duke i dëmtuar aspiratat e qytetarëve të saj.

“Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në BE është e panegociueshme. Ne jemi plotësisht të përkushtuar për t ‘i përmbushur të gjitha kriteret dhe standardet e kërkuara. Presim që Presidenca Polake e BE-së ta avancojë procesin e zgjerimit dhe të sigurojë një qasje të drejtë dhe të paanshme ndaj Kosovës”, përfundoi Gashi.

Gjithashtu lexoni:

Kandiq reagon pas arrestimit në Serbi dhe nisjes së zhvarrimeve

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime

Kurti pret deputeten e Parlamentit Kantonal të Bernës, Shasime Osmani

Haxhiu: Gjithçka gati për seancën konstituive të 6 gushtit

Cakolli: Kosova nuk mund të mbetet pafundësisht me ushtrues detyre në postin e presidentit

Kosova News 14/01/2025 14/01/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
66%
1 km/h
Sun
34 °C
Mon
33 °C
Tue
35 °C
Wed
34 °C
Thu
27 °C

Lajmet e Fundit

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok
15:44 -01/08/2026
Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar
15:29 -01/08/2026
Haxhiu: Janë dokumentuar 12.230 viktima të luftës në Kosovë
14:59 -01/08/2026
Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
14:23 -01/08/2026
Gjenden mbetje mortore njerëzore në Rahovec, rasti nën hetim nga IML
13:59 -01/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?