KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Suspendimi i policëve, KMDLNJ: Suspendimi nga puna sipas standardeve të dyfishta
Politikë

Suspendimi i policëve, KMDLNJ: Suspendimi nga puna sipas standardeve të dyfishta

Kosova News
Kosova News 14:42 -14/01/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar sot lidhur me suspendimin e para disa të ditëve të policëve që u raportua se kanë marrë pjesë në fushatë zgjedhore.

KMDLNJ-ja këtë e quan si suspendim nga puna sipas standardeve të dyfishta.

Reagimi i këshillit:

Polici hetues për raste të korrupsionit të profilit të lartë, Idriz Gashi, pasi shërbeu mbi 20 vjet në Policinë e Kosovës u suspendua nga puna me arsyetim se paska marrë pjesë në tubim të një partie politike. Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka urdhëruar që policët e Kosovës të mos marrin pjesë në asnjë tubim apo fushatë zgjedhore të asnjë subjekti politik sikur që me asnjë paraqitje publike apo përmes rrjeteve sociale të identifikohem me një parti apo përcaktim politik.

Sipas KMDLNj – së kjo urdhëresë është e drejtë dhe e domosdoshme për ta mbrojtur paansinë e Policisë së Kosovës nga çdo ndikim partiak, politik apo grupeve të interesit për faktin se Policia është në mbrojtje të rendit dhe ligjit që janë në interes të gjithë qytetarëve të Kosovës pavarësisht përkatësisë etnike, politike, moshës, gjinisë, racore, kulturore apo statusit në shoqëri.


Në ndërkohë polici Idriz Gashi është kthyer në punë, i është kthyer arma zyrtare si dhe distinkti identifikues që, sipas KMDLNj- së ishte veprim i drejtë bazuar në fotot ku nuk vërtetohet prania e policit Gashi në një tubim partiak pasi avokati dhe vet polici kishin kundërshtuar vendimin për suspendim. Për çudi të opinionit por jo edhe të KMDLNj – së, pas përfundimit të orarit të punës, policit Gashi i ishte dorëzuar një tjetër vendim pêr suspendim nga puna, pa të drejtë kundërshtimi deri në një afat të pacaktuar.

Nga praktika e KMDLNJ-së se ka raste të ngjashme me rastin e policit Gashi ku palët e suspenduara janë detyruar të kalojnë një kohë të gjatë para gjykatave ku edhe e kanë fituar pafajësonë, janë kompensuar materialisht mirëpo në aspektin e dëmtimit të reputacionit personal dhe familjar kanë mbetur të pakompenzuar e që paraqet shkelje të rëndë të drejtave të njeriut dhe trajtim diskriminues. Punëdhënësi (institucioni) i eliminon punëtorë që vlerëson se i pengojnë apo për shkaqe politike ndonëse nuk kanë bazë ligjore. Atyre nuk iu bëhet vonë që e dëmtojnë buxhetin edhe në raste kur janë të sigurt se e humbin rastin.
Ka dëshmi se udhëheqës të ndërmarrjeve publike apo institucioneve të pavarura kanë marrë pjesë aktive në tubime politike dhe partiake e nuk kanë suspenduar nga puna. Kjo paraqet rast flagrant të zbatimit selektiv të standardeve disiplinore dhe ndëshkuese.

KMDLNJ-ja edhe më parë ka kërkuar që të krijohet një mekanizëm institucional që do të krijonte kushte për kompensim moral dhe profesional të personave të suspenduar apo akuzuar e që e dëshmojnë pafajësinë.


KMDLNJ-ja kërkon nga Inspektorati Policor i Kosovës që të ruajë pavarësinë, paanësinë dhe profesionalizmin gjatë marrjes së vendimeve dhe t’i mos nënshtrohen asnjë presioni politik apo grupeve të interesit.
Rastin e policit Gashi KMDLN-ja e trajton ekskluzivisht nga aspekti i të drejtave të njeriut duke theksuar se këto të drejta janë shkelur gjatë risuspendimit dhe mohimit të drejtës për kundërshtim.

Gjithashtu lexoni:

Kandiq reagon pas arrestimit në Serbi dhe nisjes së zhvarrimeve

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime

Kurti pret deputeten e Parlamentit Kantonal të Bernës, Shasime Osmani

Haxhiu: Gjithçka gati për seancën konstituive të 6 gushtit

Cakolli: Kosova nuk mund të mbetet pafundësisht me ushtrues detyre në postin e presidentit

Kosova News 14/01/2025 14/01/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
66%
1 km/h
Sun
34 °C
Mon
33 °C
Tue
35 °C
Wed
34 °C
Thu
27 °C

Lajmet e Fundit

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok
15:44 -01/08/2026
Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar
15:29 -01/08/2026
Haxhiu: Janë dokumentuar 12.230 viktima të luftës në Kosovë
14:59 -01/08/2026
Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
14:23 -01/08/2026
Gjenden mbetje mortore njerëzore në Rahovec, rasti nën hetim nga IML
13:59 -01/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?